Me thirrje të forta kundër qeverisë, mijëra qytetarë kanë vijuar marshimin drejt godinës së Kryeministrisë në kuadër të protestës së ditës së 62-të. Gjatë marshimit, protestuesit kanë brohoritur në kor: “Dorëheqje! Edi Rama, dil në bulevard, atdheu është i yni, jo biznes privat”, duke përsëritur kërkesën e tyre për largimin e kryeministrit Edi Rama. Mes pankartave dhe flamujve kombëtarë, pjesëmarrësit kanë përshkuar bukevardin, ndërsa kanë theksuar se protesta do të vijojë edhe në ditët në vijim deri në realizimin e kërkesave të tyre.
Protesta, e cila ka hyrë në ditën e saj të 62-të, ka si kërkesa kryesore dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe kundërshtimin e politikave të qeverisë, sipas organizatorëve. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
