Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

Dorëheqja e Ramës? Aulon Kalaja zbulon prapaskenat: Kërkon të shmangë përgjegjësinë penale, po negocion…


Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti, në një kohë kur vijojnë protestat studentore kundër qeverisë.

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti, në një kohë kur vijojnë protestat studentore kundër qeverisë. I ftuar në emisionin “Prime News24” në News24, Kalaja tha se Rama po negocion me palën amerikane për largimin nga posti i kryeministrit, ndërsa një nga çështjet kryesore të diskutimit, sipas tij, është nëse ai do të mbajë përgjegjësi penale. Aktivisti deklaroi se informacioni për këto zhvillime vjen nga shërbime që veprojnë në rajon, ndërsa pretendoi se palët nuk kanë arritur ende një marrëveshje. “Mendoj se SPAK drejtohet nga amerikanët. Zoti Rama po negocion për t’u larguar si kryeministër. Ata nuk kanë pranuar që zoti Rama të mos mbajë përgjegjësi penale. Po diskutohet nëse do të mbajë përgjegjësi penale apo jo. Në këto momente, vëmendja e tyre nuk është te SPAK-u, por te një marrëveshje e mundshme”, u shpreh Kalaja. Ai përmendi gjithashtu anulimin e një vizite të Ramës në Vjenë dhe udhëtimin e tij në Mal të Zi, duke i lidhur këto zhvillime me atë që e cilësoi si negociata për largimin e kryeministrit.

Sipas Kalasë, Rama po kërkon të largohet nga pushteti pa pasoja, por një skenar i tillë nuk është pranuar nga pala amerikane.

“Mendoj se SPAK drejtohet nga amerikanët. Zoti Rama po negocion për t’u larguar si kryeministër. Ata nuk kanë pranuar që zoti Rama të mos mbajë përgjegjësi penale. Po diskutohet do të mbajë përgjegjësi penale apo jo. Në këto momente vëmendja e tyre nuk është te SPAK, por tek një marrëveshje e mundshme.

Pra janë amerikanët që po diskutojnë një marrëveshje me kryeministrin Rama për të cilën nuk kanë rënë dakord. Momenti i parë ka qenë kur do të shkonte në Vjenë, që u anulua vizita. Momenti i dytë që nuk është pranuar ikja e tij kur ka shkuar në Mal të Zi. Këtë informacion e kemi nga shërbimet rreth e qark Shqipërisë. Mendoj se ikja e tij është e pa kthim.

Mendoj se rasti shqiptar është tipik. Nuk mund ta mbajë pushtetin në këtë lloj forme dhe po shikohet mënyra e ikjes së tij, të cilën e kërkon pa kosto.”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: SPAK