Lajme Zone
Dorëheqja e Kupit, Sadleva Bodo propozohet në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve! E para grua që do të drejtojë këtë institucion
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 11 burime — Krahaso mbulimin →

Dorëheqja e Kupit, Sadleva Bodo propozohet në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve! E para grua që do të drejtojë këtë institucion

Aktualisht Sadleva Bodo mban detyrën e këshilltares së drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, ndërsa më herët ajo ka punuar edhe në Ministrinë e Brendshme. Ajo do të pasojë në krye të 'Burgjeve' Kupin, i cili e mbajti këtë detyrë për 7 muaj.

Sadleva Bodo pritet të jetë drejtuesja e re e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Bodo do të bëhet kështu drejtuesja e parë grua në krye të këtij institucioni. Propozimi i saj nga ministri i Drejtësisë për të marrë këtë detyrë, vjen pasi Adriatik Kupi dha sot dorëheqjen nga detyra e drejtorit të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Aktualisht, Bodo mban detyrën e këshilltares së drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Bodo ka punuar edhe në Ministrinë e Brendshme, kur në krye të këtij institucioni ishte Fatmir Xhafaj. Ajo ka qenë drejtoreshë e Drejtorisë së Integrimit Europian, Koordinimit, Marrëveshjeve Ndërkombëtare dhe Asistencës në Ministrinë e Brendshme. LEXO EDHE:7 muaj në detyrë/ Adriatik Kupi dorëhiqet nga drejtimi i Drejtorisë së Burgjeve: Ka pasur edhe gurë e kritika, por puna ka vijuar! Koha do të flasë më qartë se unë Emërimi i saj në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve pritet të zyrtarizohet me vendimin përkatës në ditët në vijim. Adriatik Kupi njoftoi mëngjesin e sotëm dorëheqjen nga drejtimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, pas 7 muajsh në këtë detyrë. Kupi u emërua në këtë detyrë më 1 prill të këtij viti duke pasur Klevis Qosen, i cili tani drejton Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore. Në 13 vite, janë ndërruar 9 drejtorë që nga Artur Zoto e deri te drejtori i cili tashmë ka njoftuar dorëheqjen. R.Xh/Shqiptarja.com TAG: drejtoria e përgjithshme e burgjeve sadleva bodo adriatik kupi Komente Komento Sondazhi i ditës:

12 Tetor, 19:56

Berisha kundër votimit elektronik në 2027, a besoni se mund të manipulohet? Po 22.4% Jo 72.1% Nuk e di 5.5% Vota total: 272 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 12 Tetor, 19:56 Berisha kundër votimit elektronik në 2027, a besoni se mund të manipulohet?