Shkrumbohet fantazma politike e kryebashkiakut spekulant
Prej më shumë se një jave, qyshkur doli në publik me një fjalim të sajuar nga inteligjenca artificiale, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka heshtur si fija e barit, edhe pse kryeqyteti zien nga protestat studentore. Shumë artificial, e aspak inteligjent, si në ditën e parë të tij partiake.
Ai rri me shpresën e kotë se mund të nxjerrë nga zjarri gështenjat e pushtetit me duart e studentëve protestues. Ëndërron se protesta do të rrëzojë Ramën dhe do t’ia hapë atij rrugën drejt froneve në parti e më tej.
E lehtë të përfytyrohet se si zgërdhihet në qelinë e Durrësit dhe fërkon duart sa herë që dëgjon në media thirrjet “Rama, jepe dorëheqjen!”. Erion Veliaj përdor Inteligjencën Artificiale për të gënjyer mbi vendimin e Kushtetueses 7 Korrik, 11:32 Veliaj ka kohë që e projekton veten si pasardhës i Edi Ramës në parti dhe në qeveri. Nuk dihet ende se kush ia shtiu në mendje këtë budallallëk, në mos ia shpiku truri i tij dritëshkurtër.
Politika e tij është po aq primitive sa edhe vjedhjet e tij, që janë fshehje dhe pastrim parash nga modelet e shekullit të nëntëmbëdhjetë. Krahasohej përditë me Ramën; nuk humbte asnjë rast pa thënë gjatë fjalimeve të tij të bezdisshme “Edi dhe unë… Unë dhe Edi…”
Ia ka mbushur mendjen vetes se paratë e bollshme që qarkullonte nëpër duar dhe servilët shqiptarë e të huaj që i vinin rrotull do t’ia shtronin me lule e tapete shkallët drejt pushtetit.
Një batalion me kameramanë e fotografë në studiot e zyrës së shtypit, i vinin nga pas kur mbillte ndonjë lule a fidan, dhe mediat e blera prej tij i luçidonin imazhin me gënjeshtra, që zuri t’i besonte edhe vetë. Ndërkohë që heq tëmthin, mbjell pemë/ Veliaj shfaqet në të njëtën kohë në dy vende
30 Mars, 22:51 Një ushtri me uniforma dhe fuoristrada me logon e policisë bashkiake, që vinte rrotull tri mandate vetëm për t’u rënë në qafë shitësve ambulantë, dhe veçse shumëfishonte gjobat e parkimeve më keq se policia rrugore.
Tani, për paradoks, ka edhe luksin, që drejtpërdrejt nga qelia, ku mbahet i pandehur për një seri akuzash për korrupsion, përvetësime dhe fshehje pasurie, të firmosë ende urdhra si kryebashkiak për emërime, shkarkime dhe çështje urbane. Ka luksin edhe të zvarritë e mungesa e bojkote avokatësh procesin e tij gjyqësor.
Por qytetarët nuk harrojnë. As mungesën e transparencës, as 5D-të, klasat ende të tejmbushura në shkolla, as koncertet llamburitëse me buxhete të fryra, as pastrimin mjeran, as inceneratorin e vjedhur, as rrugët dhe trotuaret e ngushta, as pyllin orbital, as tufën e artistëve dhe këshilltarëve përreth tij, që paguheshin kot me paratë e taksave. Askush nuk e ha sapunin për djathë, siç e servirte propaganda e tij frenetike shurdhuese. Veliaj mashtroi për pyllin orbital
11 Prill, 20:26 Goditja e shërbimeve publike të Tiranës gjatë protestave ishte zemërim edhe kundër tij. Një kryeqytet i prangosur me kangjella gjithandej, me semaforë problematikë, me stacione të qelbura autobusësh, me korsi biçikletash të kufizuara për turp me shina hekuri dhe vazo betoni, me kazanët e mbeturinave të lëna vend e pavend anës rrugëve kryesore, të pandara e të ndyra, dhe me reklama dhe ekrane gjigande në çdo cep që farfurinin nga imazhet e fryra të sukseseve të tij dhe të qeverisë.
Të gjitha u thyen me një shtyrë, duke zbuluar veç të tjerash, edhe abuzimet me cilësinë e dobët të punimeve publike në kryeqytet.
Teksa protestojnë kundër Edi Ramës, të rinjtë dhe qytetarët e tjerë po protestojnë edhe kundër Erion Veliajt, i cili është shembulli më i dukshëm i shpërdorimit të pushtetit, një kartelë që ia përplasin kryeministrit në fytyrë ditë për ditë.
Veliaj zë vendin më të ndritur në rreshtin e zyrtarëve të administratës socialiste, që presin në paraburgimin e SPAK-ut apo në arrest shtëpie për të dhënë llogari mbi vjedhjet e dyshuara. Protestuesit po rebelohen edhe kundër tij, ndonëse nuk ia zënë as emrin me gojë. As atij as drejtorëve të tij të klonuar, që mendojnë dhe veprojnë njëlloj si ai. Fantazma e tij politike u shkrumbua nga zjarri i protestave. Hijet e Erion Veliajt në protestë
13 Qershor, 10:38 Dordoleci politik Erion Veliaj kishte marrë fund para se të nisnin protestat. E mbanin për të trembur korbat mbi bereqetin e partisë. Një mbyllje me turp e aktrimit të një figuranti të paaftë, që as socialist nuk ishte. Tani nuk ka as shanse as fuqi të bëhet ndonjë farë bashkëpunëtori i drejtësisë dhe të tregojë shokët dhe shoqet e abuzimeve, se as trim nuk është.
Karriera e tij politike kishte kohë që i ngjasonte përherë e më shumë rrjedhës së qelbur të Lanës, që nuk e ndreqi kurrë në tre mandate. Me heshtjen e tij, Veliaj tani po i thotë të gjitha, në rënie të lirë.
Tani po i pakësohen edhe ata gaztorët, që i puthnin duart dhe i betoheshin për besnikëri, po i fshihen, e braktisën dhe e shkuan me Ramën edhe shokët e vjetër të festave dhe të faturave. Tani po flet më shumë se kurrë, e në SPAK do të flasë edhe më shumë nën malin me dosje aferash korruptive, që e pret mbi krye./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

