Lajme Zone
“Doni të rrini në pushtet me dhunë, lironi protestuesit”/ Berisha për skandalin “KAYO”: I jepen para kompanisë së kryeministrit! Niko bëhu gati, zëvendësuesi yt…
PolitikëBalkanWeb

“Doni të rrini në pushtet me dhunë, lironi protestuesit”/ Berisha për skandalin “KAYO”: I jepen para kompanisë së kryeministrit! Niko bëhu gati, zëvendësuesi yt…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga foltorja Kuvendit ka reaguar për skandalin me “Kayo”-n. Ai tha se po i jepet para kompanisë së Ramës. Ndërkohë ai bëri thirrje për lirimin e protestuesve.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga foltorja Kuvendit ka reaguar për skandalin me “Kayo”-n. Ai tha se po i jepet para kompanisë së Ramës. Ndërkohë ai bëri thirrje për lirimin e protestuesve. “Kërkoj lirimin e menjëhershme të protestuesve të ndaluar dhe ndëshkimin e atyre që përdorën dhunën ndaj tyre. Ju kërkoni të mbijetoni me dhunë policore, por ju jeni bërë figurat më të urryera në historinë e kombit shqiptar. Ju mendoni se jeni të qetë, po u them unë ju, ai padrinoja juaj zvarritet çdo ditë zvarrë në bulevard dhe rrugët e Tiranës nga ata protestues.

Dhe hiqni dorë nga mbrojtja e tij.

Hiqni dorë nga mbrojtja e tij se si minj do u marrë në anijen e tij që po mbytet çdo ditë.

E paimagjinueshme skandali në të cilin dalin Rama, Lubia, Nufi…

A e kuptoni ç’u bëni shqiptarëve ju apo jo?

I jepni paratë kompanisë së Edi Ramës.

Blen automjetet, ku i blen dhe ku nuk i blen dhe shteti ia blen ato automjete me paratë tona.

A ka akt më të shëmtuar se ky?

A ka vjedhje më flagrante se kjo?

A keni ju interesin më të vogël njerëzor apo jeni ushtarë të Yeffet-it dhe Padrinos?

Si mund të heshtni ju para këtij fakti?

Kontrabandën e legjitimuat dhe bëjnë punët e pista të kryepisit.

Në qoftë se qeveria porosit punë të pista, kryepis është ai që porosit punët, dhe është kryeministri.

Si ka mundësi ta ndiqni ju këtë?

Si ka mundësi?”, u shpreh Berisha. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb