Së fundmi, FBI mbërriti në Tiranë dhe i dorëzoi drejtësisë shqiptare dokumentacion lidhur me trafikun e drogës, i cili ka ngjallur pritshmëri të mëdha në qarqet gjyqësore dhe gazetareske. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama me kryeministrin spanjoll Pedro Sánchez në një foto nga viti 2025 Media spanjolle “The Objective” i ka kushtuar një shkrim situatës politike në Shqipëri, protestave kundër qeverisë dhe çështjeve të korrupsionit, duke theksuar marrëdhënien e kryeministri Edi Rama me homologun spanjoll Pedro Sánchez.
Në fokus të shkrimit janë edhe çështjet gjyqësore që kanë prekur zyrtarë të lartë, hetimet e SPAK-ut dhe akuzat për lidhje mes politikës, krimit të organizuar dhe pastrimit të parave përmes investimeve në pasuri të paluajtshme.
“The Objective” ndalet gjithashtu te marrëdhënia e Ramës me kryeministrin spanjoll Pedro Sánchez, ndërsa një pjesë të rëndësishme të analizës ia kushton protestave kundër qeverisë dhe kundërshtimit ndaj projekteve të mëdha turistike, përfshirë investimin e lidhur me Ivanka Trump dhe Jared Kushner në ishullin e Sazanit.
Artiulli i plotë:
Dominimi i Edi Ramës në Shqipëri po lëkundet. Protestuesit janë thirrur të marrin pjesë këtë të diel në protestat e përditshme, të cilat kanë arritur në 127 ditë radhazi mobilizimesh përpara rezidencës zyrtare të kryeministrit në Tiranë.
Ditët e fundit, pjesëmarrësit kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj asaj që e konsiderojnë një “sistem totalitar të korruptuar” dhe kërkojnë “arrestimin e Ramës” dhe “arrestimin e Belindës”, duke iu referuar Belinda Ballukut, ish-zëvendëskryeministre përgjegjëse për infrastrukturën e vendit. Ajo po hetohet për manipulimin e kontratave të punëve publike për rrugë dhe tunele me vlerë 190 milionë euro dhe për marrje ryshfeti, përfshirë një vilë luksoze, si dhe për pastrim parash.
Një ish-president i republikës ballkanike, një ish-kryeministër, dy ish-zëvendëskryeministra, kryebashkiaku i Tiranës dhe disa drejtues të lartë të agjencive që administrojnë buxhete të konsiderueshme publike janë dërguar në gjyq, burgosur ose përballen me çështje gjyqësore.
Që prej muajit të kaluar, ish-drejtuesja e Inteligjencës së vendit, kosovarja Vlora Hyseni, ndodhet në arrest shtëpie për nxjerrjen e informacionit të klasifikuar lidhur me një prej çështjeve të korrupsionit te një person në arrati, me të cilin kishte një marrëdhënie të afërt. Sipas shkrimit, ata kishin komunikuar 87 herë brenda gjashtë muajve.
Mungesa e pavarësisë së drejtësisë është një prej sfidave të mëdha të Shqipërisë, por prokurorët dhe gjyqtarët kanë qëndruar të palëkundur në hetimin e pushtetit politik. Ashtu si Audiencia Nacional në Spanjë, institucioni homolog në Tiranë, Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), po përballet me një rritje të rasteve të korrupsionit politik, por edhe të trafikut të drogës, pastrimit të parave dhe bandave kriminale.
Rama është një aleat i ngushtë i kryeministrit spanjoll Pedro Sánchez. Kreu i Partisë Socialiste shqiptare krenohet shpesh me miqësinë personale me homologun e tij spanjoll, të cilin e ka cilësuar “një njeri të mençur dhe me integritet të padiskutueshëm”.
Rama i shprehu mbështetjen Sánchezit edhe kur ky i fundit mori pesë ditë kohë për reflektim për shkak të problemeve gjyqësore të bashkëshortes së tij, Begoña Gómez.
“Mos u dorëzo kurrë”, shkroi Rama, duke kritikuar “manipuluesit e fakteve”.
Nga ana e tij, kreu i qeverisë spanjolle ka vlerësuar “vullnetin reformues” të partnerit të tij, ndërsa Moncloa ka evidentuar “marrëdhëniet e mira” mes dy administratave. Gjatë gjashtë viteve të fundit, të dy kryeministrat janë takuar të paktën shtatë herë.
Revolucioni i flamingove
Ditët e fundit, protestuesit kanë ngritur zërin kundër “mafias” së Ramës, kundër krimit, korrupsionit dhe sundimit të “oligarkëve” që kontrollojnë ekonominë e vendit. Mes tyre përmendet familja Kastrati, pronare e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës dhe e një rrjeti shumë të gjerë pikash karburanti.
“Shqipëria kërkon revolucion”, është një prej sloganeve që përsërisin protestuesit.
Pavarësisht se republika mesdhetare po përjeton një zhvillim të shpejtë ekonomik, me një bum të turizmit në bregdet dhe një transformim të përshpejtuar urban të kryeqytetit, kritikët denoncojnë se qeveria po jep me shpejtësi leje ndërtimi, duke krijuar mundësi që rrjete të trafikut të drogës, si i ashtuquajturi karteli i Ballkanit, i cili kontrollon një pjesë të konsiderueshme të tregut të drogës në qytetet europiane, të pastrojnë miliarda euro përmes projekteve hoteliere dhe rezidenciale luksoze.
Dhjetëra rrokaqiej të sapopërfunduar ose ende në ndërtim kanë ndryshuar horizontin e Tiranës. Ato njihen si “kullat e kokainës”.
“Poshtë narkoshteti”, është një tjetër thirrje që dëgjohet në protesta, të cilat në tubimet e para mblodhën më shumë se 100 mijë persona.
Së fundmi, FBI mbërriti në Tiranë dhe i dorëzoi drejtësisë shqiptare dokumentacion lidhur me trafikun e drogës, i cili ka ngjallur pritshmëri të mëdha në qarqet gjyqësore dhe gazetareske.
Ajo që ka çuar në kulm pakënaqësinë sociale ka qenë një projekt i lidhur me Ivanka Trump, vajzën e presidentit amerikan, dhe bashkëshortin e saj, Jared Kushner, për ndërtimin e një resorti të madh luksoz.
Investimi prej 1.4 miliardë dollarësh prek ishullin e Sazanit, një rezervë natyrore e mbrojtur, e njohur për praninë e tufave të mëdha të flamingove, si dhe për pozicionin e saj të favorshëm gjeografik në Mesdhe, me akses të lehtë drejt kontinenteve europian, afrikan dhe aziatik.
“Shqipëria nuk shitet”, është një prej sloganeve të pranishme në manifestime, të cilat shqiptarët i kanë pagëzuar si “revolucioni i flamingove”.
Kryeministri ka argumentuar se administrata e tij nuk po u jep tokë publike të huajve, por se investitorët e kanë blerë tokën nga pronarë privatë. Ai ka deklaruar se do të jetë një vlerësim i ndikimit në mjedis dhe “jo rruga dhe ideologjia” ai që do të përcaktojë të ardhmen e projektit, për të cilin ka garantuar se do të respektojë kërkesat mjedisore të Bashkimit Europian.
Shqipëria synon të anëtarësohet në Bashkimin Europian në vitin 2030, por për ta arritur këtë duhet të përafrojë kuadrin e saj ligjor me atë të BE-së, përfshirë fushën e qëndrueshmërisë, luftën kundër korrupsionit dhe garancitë demokratike.
Rama erdhi në pushtet në vitin 2013 dhe që në vitin 2017 dyshimet për manipulim zgjedhor në zgjedhjet parlamentare të atij viti nxitën një prej protestave më të rëndësishme të viteve të fundit, sipas Carnegie Endowment for International Peace.
Në zgjedhjet e fundit të përgjithshme, në vitin 2025, lideri kontrovers arriti të përmirësonte rezultatin e tij deri në atë pikë sa të siguronte më shumë se gjysmën e votave.
Nëse pakënaqësia sociale dhe çështjet gjyqësore nuk sjellin përfundimin e parakohshëm të legjislaturës, zgjedhjet e ardhshme do të zhvillohen në vitin 2029. Deri atëherë, kreu i opozitës, ish-kryeministri konservator Sali Berisha, do të ketë mbushur 85 vjeç.
Për momentin, Rama refuzon të japë dorëheqjen dhe vazhdon me agjendën e tij intensive ndërkombëtare. Vetëm këtë javë ai priti presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
Politikani socialist është treguar pragmatist në politikën e jashtme dhe mes aleatëve të tij gjenden liderë me profile kaq të ndryshme sa Pedro Sánchez, Giorgia Meloni, Mohammed bin Salman dhe Benjamin Netanyahu./The Objectivekorrupsioni dhe protestat aleatin e madh të sánchez në ballkan Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Rama njofton Këshill Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe: Prindërit do të përfshihen në politikat mbështetëse 4 Tetor 2026, 11:1711:17Politike Tabaku akuza qeverisë për çmimet: “Polici dixhital” nuk është zgjidhje, ndihmohet KAYO dhe jo fermerët 4 Tetor 2026, 10:4210:42Politike Publikimi i videove të artistëve, Fatmir Mediu: Po sfumojnë skandalin e SHISH 4 Tetor 2026, 07:5807:58Politike Trump, trofeu politik i Ballkanit! 3 Tetor 2026, 22:2622:26Politike Kapitulli 20 mbetet “në ajër”, 10 vende të BE-së ende pa dakordësi për Shqipërinë 3 Tetor 2026, 21:1021:10Politike Kur do të largohet Edi Rama? Shemsi Prençi tregon strategjinë që po ndjek kryeministri 3 Tetor 2026, 18:1918:19Politike

