Lajme Zone
Doloreza Musabelliu; prokurorja e SPAK-ut me 477 çështje të pushuara, 16 denoncime e 7 kallëzime penale ndaj saj
PolitikëPamfleti

Doloreza Musabelliu; prokurorja e SPAK-ut me 477 çështje të pushuara, 16 denoncime e 7 kallëzime penale ndaj saj

Në raportin e Drejtorisë së Informacionit të Klasifikuar (DSIK), të datës 11 shtator 2019, për figurën e prokurores Doloreza Musabelliu, janë pasqyruar prova konkrete për veprimtari të kundërligjshme, ndërveprim korruptiv, kontakte e lidhje me personazhe të krimit dhe dekonspirim informacionesh të klasifikuara në favor të tyre.

Doloreza Musabelliu, prokurore e SPAK / DSIK-u i hoqi certifikatën e sigurisë për dekonspirim sekretesh në favor të të hetuarve, por Prokuroria e Përgjithshme e kaloi kallëzimin në Durrës, ku u pushua pas 5 ditësh. Nga 184 çështje të pushuara në Krime të Rënda te 293 mosfillime në 2014-2016 dhe 16 denoncime e 7 kallëzime penale ndaj saj, Musabelliu vijon të jetë prokurore e SPAK-ut. Prokurorja e SPAK-ut, Doloreza Musabelliu, nuk ka dhënë sqarime publike dhe ka mbajtur të fshehtë arsyen pse ka ndryshuar emrin dhe mbiemrin e saj, por janë disa prova abuzimesh të rënda që ajo nuk mund t'i fshehë, t'i ndryshojë e t'i zhdukë dot.

Në raportin e Drejtorisë së Informacionit të Klasifikuar (DSIK), të datës 11 shtator 2019, për figurën e prokurores Doloreza Musabelliu, janë pasqyruar prova konkrete për veprimtari të kundërligjshme, ndërveprim korruptiv, kontakte e lidhje me personazhe të krimit dhe dekonspirim informacionesh të klasifikuara në favor të tyre.

Bëhet fjalë për disa raste, një prej të cilëve, gjatë kohës kur Doloreza Musabelliu ishte prokurore e krimeve të rënda, dhe abuzoi me procedimin penal në favor të shtetasit M.M., ndaj të cilit ajo kishte filluar hetimin.

Për ta shpëtuar nga klasifikimi, hetimi dhe çuarja në gjykim për vepra të rënda penale, prokurorja Musabelliu, pasi pastroi "klientin" M.M. dosjen nga disa prova e rrethana krimesh dhe i dha sekretet hetimore, vazhdoi më tej me favorin e shpalljes së moskompetencës dhe ia dërgoi çështjen Prokurorisë së Tiranës.

Lidhur me këtë abuzim të rëndë dhe probleme të tjera të cenimit të integritetit, Drejtoria e Informacionit të Klasifikuar (DSIK) i hoqi prokurores Doloreza Musabelliu Certifikatën e Sigurisë dhe nuk ia ka dhënë prej 6 vitesh që është prokurore në SPAK.

Ndërsa çështja e saj kaloi me kallëzim penal të datës 18 korrik 2019 në Prokurorinë e Përgjithshme, me akuzën shpërdorim detyre, korrupsion i zyrtarëve të drejtësisë e nxjerrje të sekreteve shtetërore të klasifikuara, në bashkëpunim me subjektin nën hetim.

Por dhe Prokuroria e Përgjithshme, në shkelje të ligjit, kallëzimin për prokuroren Doloreza Musabelliu ia kaloi për kompetencë Prokurorisë së Durrësit, ku pas 5 ditësh, konkretisht më 23 korrik 2019, prokurori A. Shehu vendosi mosfillimin e çështjes ndaj saj.

Kur sipas nenit 75/a të Kodit të Procedurës Penale, çështjen duhej t'ia kalonte për kompetencë Prokurorisë së Krimeve të Rënda; vendim i paligjshëm, që ish-prokurorit të Durrësit, A. Shehu, Kolegji i Apelit të Vettingut ia cilësoi shkelje të rëndë kur e shkarkoi më 8 maj 2025.

Disa fakte të tjera abuzimesh e klientelizmi me dosjet hetimore:

· Gjatë viteve 2007-2013 me detyrë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, Doloreza Musabelliu nuk filloi dhe pushoi 184 çështje penale për krime të rënda, ndër to për trafiqe, korrupsion të zyrtarëve të lartë, vrasje e pastrim parash; ndërsa në vitet 2014-2016 vendosi mosfillimin për 293 çështje penale, madje disa që ishin me letër-porosi nga shtetet e tjera.

· Në dosjen e prokurores Doloreza Musabelliu ka 16 denoncime e 7 kallëzime penale për abuzime me detyrën, duke favorizuar persona nën hetime për krime të rënda.

· Shtetasi A.B. kallëzoi penalisht prokuroren Doloreza Musabelliu për favorizim personash nën hetim, shpërdorim detyre, korrupsion pasiv, pengim të ekzekutimit të vendimeve gjyqësore; kallëzim i cili u bë nul nga kolegët e saj prokurorë me vendim mosfillimi të çështjes.

· Shtetasi S.P. kërkoi hetime për prokurorin Altin Dumani, në atë kohë te krimet e rënda, me akuzën për korrupsion, çështje që e trajtoi Doloreza Musabelliu dhe ndërpreu hetimin.

· Shtetasi K.T. kërkoi hetime për prokuroren Doloreza Musabelliu, sepse gjatë një procesi hetimor ndaj djalit të tij, kishte kërcënuar dëshmitarët për të ndryshuar deklarimet, gjë të cilën e bëri dhe në seancat gjyqësore.

Në vijim do të publikojmë prova nga akrobacitë që prokurorja Doloreza Musabelliu ka bërë me pasuritë në bashkëpunim me bashkëjetuesin noter Genci Duraj dhe gjatë rreth viteve prokurore në SPAK./Pamfletidoloreza musabelliu Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Anti-Mafia PPP-ja e pestë në shëndetësi: A po përgatitet monopoli 20-vjeçar për mikun izraelit të Edi Ramës? 21 Nëntor 2026, 17:3417:34Anti-Mafia Nga bursat e zeza Forex te hoteli luksoz The Blue Wave/ Fatjon Bathorja merr drejtimin e FRPD-së; misteri i milionave në Himarë 20 Nëntor 2026, 17:3017:30Anti-Mafia “Jam Edi Rama, më jep 1 mln euro”/ Pse mashtruesi zgjodhi pikërisht Ardi Kollçakun, “lavatriçen” e parave të kokainës? 20 Nëntor 2026, 12:5512:55Anti-Mafia Luca, 'kumbari punës në të zezë': qindra punonjës të padeklaruar, KLSH e evidenton, por ministrat e Ramës nuk e prekin 19 Nëntor 2026, 13:3413:34Anti-Mafia Si i ka “blerë” Edi Rama eksponentët e PD në Vlorë me kulla e poste publike 19 Nëntor 2026, 13:4013:40Anti-Mafia 1.4 vite burg për “Mon Kukaleshin” e Kumbaros/ Si u vodhën 4 mln euro me ujësjellësin dhe hija e Mirelës 18 Nëntor 2026, 18:5418:54Anti-Mafia