Më 9 korrik, Elira Kokona publikoi njoftimin për tjetërsimin e Fushës së Aviacionit (7940 m² truall); aty do të ngrihen kulla me 50 mijë m² sipërfaqe mbi tokë. Shteti do të marrë vetëm 35%, ndërsa privati 65% dhe 100% të nëntokës, në shkelje të normës ligjore 40-45%. Ankandi do të zhvillohet më 4 shtator, pasi Rama të kthehet nga pushimet. Ndërkohë që protestuesit deklaruan se do të vazhdojnë protestën deri në largimin e kryeministrit Edi Rama, ky vazhdon dhurimin e pasurive shtetërore, duke vendosur që pas pushimeve, muajin shtator ta fillojë me një pazar tjetër.
Drejtoresha e Korporatës së Investimeve Shqiptare, Elira Kokona, më 9 korrik 2026, ka publikuar Njoftimin Nr. 334/7, për tjetërsimin në shesh ndërtimi kullash të Fushës së Aviacionit në Tiranë dhe objekteve të bazës së helikopterëve civilë. Në njoftim thuhet se në truallin 7940 m² të Fushës së Aviacionit do të zbatohet projekti i investimit të emërtuar: "Korpusi i institucioneve të pavarura dhe qendra për zhvillimin multifunksional", nëpërmjet sipërmarrjes shtet-privat.
Ky projekt parashikon ndërtim kullash me hapësira për banim, biznese, hoteleri, zyra e parkim privat, dhe hapësira shërbimesh publike me zyra për Avokatin e Popullit, Autoritetin e Konkurrencës, Komisionerin për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjes së të Dhënave Personale, Komisionerin për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil dhe Komisionin e Prokurimit Publik.
Me pazarin paraprak që kryeministri Edi Rama ka bërë me privatët për truallin e Fushës së Aviacionit me sipërfaqe 7940 m², është vendosur që 35% të sipërfaqeve të ndërtimit t'i marrë shteti, ndërsa 65% të sipërfaqeve t'i marrë privati.
Sipas projektit, sipërfaqja totale e ndërtimit do të jetë 50 mijë m² vetëm mbi tokë, ndërsa në sipërfaqet nëntokë, që do të jenë parking, njësi e shërbimi, shteti nuk do të përfitojë as 1 cm², sepse kështu është bërë pazari nga Edi Rama.
Sipas normës ligjore për kontratat e sipërmarrjes, shteti duhet të përfitojë 40-45% të krejt sipërfaqes së ndërtimit mbi e nëntokë; por në njoftimin e bërë nga Drejtoresha e Korporatës së Investimeve Shqiptare, Elira Kokona, shteti do të përfitojë vetëm 35% të sipërfaqes mbi tokë.
Ankandi për të dhënë edhe Fushën e Aviacionit për kulla do të zhvillohet më 4 shtator 2026, pasi "sulltan" Edi Rama të kthehet nga pushimet verore, pra, kur të jetë "më i qartë" për të vendosur se cilës kompani do t'ia japë truallin, nga ato me të cilat ka bërë pazarin qysh para 6 muajve, kur me Vendimin Nr. 119, datë 27 shkurt 2026, urdhëroi tjetërsimin e Fushës së Aviacionit në truall për kulla dhe ia kaloi në administrim "ushalleshës" Elira Kokona të Korporatës së Investimeve.
Në njoftimin e ankandit thuhet se gara do të bëhet për përzgjedhjen e projektit të kullave dhe për kompaninë zbatuese e ndërtuese; por në faqen e Korporatës së Investimeve Shqiptare thuhet se kompania projektuese është "TBD", fakt që tregon se gara do të jetë formale e fiktive.
Të presim dhe të shohim se cila do të jetë kompania e preferuar që do të përzgjedhë kryeministri Edi Rama për të ndërtuar kullat, dhe që do të përfitojë 65% të sipërfaqeve mbi tokë e 100% të sipërfaqeve nëntokë./Pamfletifusha e aviacionit kulla 2 Komente F Five company 14 Korrik 2026, 21:54 Kur Edi te kthehet nga pushimet 2 grupe jane gati per fillimin " e luftes per betonizim"
Nga Kruma e Kuksit, te gjithe jane mbeshtetje te mtit te Nelson Mandeles.
Grupi tjeter mbron regjimin e dikurshem te Pretorias. Te dy keto grupe kane lene gjurme ne histori per racizem dhe kunder racizmit.
Edit nga clodhja i duhet te vij ne pune dhe te zgjedhe...
Edit i duhet te jete i kujdeshem ne pigmentin e lekures. Sa me te zeze ta kete aq me shume merr vota Kruma. Sa me te bardhe ta kete votat i shkojne Zegjinese... Përgjigjjuni N Nuk ka rendesi emri, dhashe mendimin tim pa share 14 Korrik 2026, 22:07 Te zbatohet me reptesi LIGJI 40-45% shteti si mbi tok dhe nen tok.
TE meren masa te repta per ata ose ato qe shkelin. ligjin qofte edhe kryeministri I cili eshte I detiruar te Mari masa per shkelesit e ligjit. Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Anti-Mafia Prestanome i Shkëlzen Berishës, Rrahman Selmanllari; ortak me kuzhinierin e familjes së Edi Ramës, Ismet Shehun në Dhërmi 14 Korrik 2026, 10:3510:35Anti-Mafia Drejtësia në pazar me krimin, Trifoni i ‘Bana King’ dhe arkave me kokainë ia hedh pa u lagur! 14 Korrik 2026, 09:1209:12Anti-Mafia Nga makineritë e bixhozit në Bavari te kullat e Tiranës dhe resortet bregdetare: rrjeti austriak dhe shqiptar i Dajlan Avdisë 13 Korrik 2026, 13:2013:20Anti-Mafia Thirret në SPAK Eral Myftaraj, "sheiku" i tenderave që përfitoi 60 milionë euro me mburojën e Bledi Çuçit dhe bandave të Elbasanit 13 Korrik 2026, 10:4610:46Anti-Mafia Izraelit Ron Yeffet i Ramës; si serbo-boshnjaku Damir Fazlliç i Berishës: mafiozët ndërkombëtarë me ndikim në qeverinë e Shqipërisë 11 Korrik 2026, 13:1213:12Anti-Mafia 3 'zonjat e zeza' të Edi Ramës: Adelina Greca, Elira Kokona dhe Lorena Goxhobelli; zinxhiri i grabitjes së tokave shtetërore 10 Korrik 2026, 14:4114:41Anti-Mafia

