Lajme Zone
Dokumenti/ Drejtoresha Eni Vasili i kërkon qeverisë nga plazhi, 19.5 milionë euro shtesë fondi për RTSH-në
PolitikëPamfleti

Dokumenti/ Drejtoresha Eni Vasili i kërkon qeverisë nga plazhi, 19.5 milionë euro shtesë fondi për RTSH-në

Me Shkresë Nr. 1679/12, datë 26 gusht 2026, Eni Vasili i është drejtuar formalisht Këshillit Mbikëqyrës të Radio-Televizionit Shqiptar, për të miratuar kërkesën drejtuar qeverisë, lidhur me programin buxhetor afatmesëm 2027-2029.

Eni Vasili, drejtoresha e TVSH-së / Drejtoresha e RTSH-së, nga plazhi, firmosi kërkesën për 5.3 miliardë lekë në 2027, 6 miliardë në 2028 dhe 6.8 miliardë në 2029; gjithsej 19.5 milionë euro shtesë. Por në 16 muaj drejtim, asnjë ndryshim në cilësi dhe 1190 punonjës; më shumë se Ujësjellësi i Tiranës... Nga shezlongu në plazh ku relaksohej, Drejtoresha e Radio-Televizionit Shqiptar, Eni Vasili, ka firmosur dhe vulosur një kërkesë për shtim fondi financiar, si emergjencë për funksionimin me cilësi dhe larmishmëri programesh televizive.

Me Shkresë Nr. 1679/12, datë 26 gusht 2026, Eni Vasili i është drejtuar formalisht Këshillit Mbikëqyrës të Radio-Televizionit Shqiptar, për të miratuar kërkesën drejtuar qeverisë, lidhur me programin buxhetor afatmesëm 2027-2029.

Më datë 31 gusht 2026, Këshilli Mbikëqyrës me Vendim Nr. 40 ka miratuar projektin e saj, për t'i kërkuar qeverisë shtesë fondi gjatë 3 viteve të ardhshme.

Konkretisht, për vitin 2027 kërkohet të shtohet me 5.3 miliardë lekë të vjetra fondi i financimit buxhetor të Radio-Televizionit Shqiptar. Për vitin 2028, Eni Vasili i kërkon qeverisë të shtohen rreth 6 miliardë lekë të vjetra, ndërsa për vitin 2029 të shtohen rreth 6.8 miliardë lekë, që në total janë 19.5 milionë euro shtesë për 3 vjet.

Kërkesa e saj dhe Vendimi i Këshillit Mbikëqyrës të Radio-Televizionit Shqiptar i janë dërguar për miratim Qeverisë, Ministrisë së Financave dhe Kuvendit, të trajtuara si domosdoshmëri për performancë tematikë dhe rritje të nivelit profesional të radio-televizionit publik.

Në relacionin shoqërues të kërkesës, drejtuar institucioneve që miratojnë buxhetet, drejtoresha Eni Vasili garanton se me shtesën e fondit edhe me 19.5 milionë euro për 3 vitet 2027-2029, do ta bëjë Radio-Televizionin Publik median më të fuqishme e lider në Shqipëri dhe Rajon.

Kjo shtesë fondi, për ta bërë RTSH-në media "lider", Eni Vasili thotë se do të përdoret për rritje pagash dhe tërheqje të ideve programore inovative dhe të gazetarëve e moderatorëve më të mirë.

U bëftë, siç thotë Eni, e mos qoftë siç është, se prej 16 muajsh drejtoreshë, në Radio-Televizionin Shqiptar nuk ka ndryshim as në tematikën dhe cilësinë e lajmeve, duke ngelur akoma me shabllonin e kohës së Revistës Televizive, ndërsa programet janë në nivel mediokër.

Është hera e tretë që Eni Vasili kërkon shtesë fondesh nga qeveria; duke marrë dy herë nga 2 milionë euro për gjoja shlyerjen e borxheve të mbartura, por faktikisht i përdori për të punësuar mikeshat e saj dhe për t'i shtuar milionat disa emisioneve të tyre.

Buxheti vjetor total i RTSH-së është rreth 28 milionë euro; me këtë ndarje: rreth 7 milionë euro financim i jep qeveria nga Buxheti i Shtetit; ndërsa 15 milionë euro në vit i siguron nga taksa e televizorit, të cilat qeveria ia lë 100% RTSH-së. Rreth 6 milionë euro në vit janë të ardhura nga shitja e të drejtave si televizion publik, reklamat, kontratat, të drejtat e autorit, të ardhurat nga festivalet, tarifat e antenave transmetuese për radio-televizionet private dhe institucionet shtetërore, programet, orkestra, sponsorizimet etj.

Me këto miliarda lekë, përveç shpenzimeve materiale e teknike për aktivitetin e Radio-Televizionit Shqiptar, paguhen 1190 punonjës; më shumë se Ujësjellës-Kanalizimet e Tiranës./Pamfletieni vasili plazhi shtesë fondi Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Anti-Mafia Dosja e Mario Berberit në Kapshticë: kompanitë me prestanome, kontrabanda dhe lidhja me kreun e doganës, Dritan Çekani 31 Gusht 2026, 13:3313:33Anti-Mafia Nga pallati i shembur natën te kulla 16 kate/ I hapet rruga PAGA VILLAGE; kush është Genci Osmënaj dhe beteja për truallin te “Petro Nini”? 30 Gusht 2026, 13:5413:54Anti-Mafia Çfarë e lidh ish-nr. 2 të Hipotekës, sot biznesmen kullash, me dhunuesit e avokatit Sokol Mëngjesi? 30 Gusht 2026, 11:2111:21Anti-Mafia Mallkimi i Rozafës mbi Bahçallëk: Murosen 10 milionë euro, ura nuk është askund dhe Shkodra që vuan tmerrin e trafikut 29 Gusht 2026, 13:2013:20Anti-Mafia Çifligu i kunatit të Ogerta Manastirliut: Albi Gjenerali në krye të Furnizuesit të Tregut të Lirë; OSHEE i çon 2,104 biznese, kap 99% të tregut 28 Gusht 2026, 20:2020:20Anti-Mafia Hijet mbi autostradën Milot–Balldren: Tenderi i kurdisur dhe misteri i tri ofertave identike prej 364.7 milionë eurosh 27 Gusht 2026, 14:0514:05Anti-Mafia