Lajme Zone
Dokumente/ Blendi Gonxhe i dha leje arkeologike false dhëndrit të Sali Berishës, për kullat 13 kate në Drilon dhe 13-19 kate në Tiranë
PolitikëPamfleti

Dokumente/ Blendi Gonxhe i dha leje arkeologike false dhëndrit të Sali Berishës, për kullat 13 kate në Drilon dhe 13-19 kate në Tiranë

Realisht, ata janë të bashkuar në interesa politike dhe biznesesh të mëdha, duke bërë marrëveshje të pista parlamentare të firmosura nga Sali Berisha në favor të pushtetit të Edi Ramës, ndërsa ky, si Kryetar i Këshillit Kombëtar të Territorit, i ka dhënë leje ndërtimi kompanisë "Kontakt" të familjes "Berisha".

Blendi Gonxhe dhe Jamarber Malltezi / Dokumentet zyrtare vërtetojnë: Edi Rama i dha 4 leje ndërtimi për kullat 'Pyjet e Drilonit', 'Nokia', 'Paskone' dhe 'Naya' të Fatmir Bektashit e Jamarbër Malltezit; ndërsa Blendi Gonxhe firmosi raportet false për të lejuar ndërtimet në zona arkeologjike e të mbrojtura... Katër dokumentet zyrtare që po publikon "Pamfleti" dëshmojnë se sulmet publike me akuza reciproke, që bëhen mes Sali Berishës dhe kryeministrit Edi Rama e ministrit Blendi Gonxhe për korrupsion, janë aktrime të tyre për t'u dukur si "armiq" në sytë e shqiptarëve.

Realisht, ata janë të bashkuar në interesa politike dhe biznesesh të mëdha, duke bërë marrëveshje të pista parlamentare të firmosura nga Sali Berisha në favor të pushtetit të Edi Ramës, ndërsa ky, si Kryetar i Këshillit Kombëtar të Territorit, i ka dhënë leje ndërtimi kompanisë "Kontakt" të familjes "Berisha".

Gjatë vitit 2025, Edi Rama i ka dhënë 4 leje ndërtimi ortakëve të pandehur Fatmir Bektashi e Jamarbër Malltezi, për ndërtime kullash në Tiranë dhe në Parkun Natyror, Park Zonë të Mbrojtur dhe Zonë Arkeologjike buzë liqenit të Pogradecit.

Ndërsa Blendi Gonxhe, kur ishte ministër i Ekonomisë, Turizmit e Inovacionit dhe gjatë 1 viti ministër i Turizmit, Kulturës e Sporteve, i ka dhënë kompanisë së kullave të dhëndrit të Sali Berishës miratimet me leje arkeologjike false për punime në zonat e ndërtimit.

Katër vendimet e raporteve arkeologjike false për lejimin e ndërtimit të kullave:

1. Vendim Nr. 407, datë 25 korrik 2025 i Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, firmosur nga ministri Blendi Gonxhe, me objekt:

· Miratimin e Raportit të vëzhgimit arkeologjik hartuar në kuadër të projektit "Pyjet e Drilonit", kompleks me godina banimi deri 12 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë në Tushemisht-Pogradec, me zhvillues subjektin "Kontakt" sh.p.k. të Fatmir Bektashit e Jamarbër Malltezit. 2. Vendim Nr. 631, datë 19 dhjetor 2025 i Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, firmosur nga ministri Blendi Gonxhe, me objekt:

· Miratimin e Raportit të vëzhgimit arkeologjik sipërfaqësor hartuar në kuadër të projektit "Nokia", godinë banimi dhe shërbimi 12 kate mbi tokë dhe 2 kate parkimi nëntokë, në rrugën "Pasho Hysa", Njësia Administrative Nr. 2 Tiranë, me zhvillues subjektin "Kontakt" sh.p.k. të Fatmir Bektashit e Jamarbër Malltezit. 3. Vendim Nr. 53, datë 20 maj 2026 i Këshillit Teknik të Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Turizmit, Kulturës e Sporteve, firmosur nga kryetari Endri Haxhiu, "zar" i Gonxhes, me objekt:

· Miratimin e raportit të vëzhgimit arkeologjik hartuar në kuadër të projektit "Paskone", godinë banimi dhe shërbimi 15 kate mbi tokë dhe 1 kat parkimi nëntokë në rrugën "Fan Noli" në Kamëz, me zhvillues subjektin "Kontakt" sh.p.k. të Fatmir Bektashit e Jamarbër Malltezit. 4. Vendim Nr. 73, datë 26 qershor 2026 i Këshillit Teknik të Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Turizmit, Kulturës e Sporteve, firmosur nga kryetari Endri Haxhiu, "zar" i Gonxhes, me objekt:

· Miratimin e raportit të vëzhgimit arkeologjik, hartuar në kuadër të projektit "Naya", godinë banimi dhe shërbimi me 17 kate mbi tokë dhe 2 kate parkimi nëntokë, në rrugën "Gjon Simoni", Njësia Bashkiake nr. 7, Fusha e Aviacionit Tiranë, me zhvillues subjektin "Kontakt" sh.p.k. të Fatmir Bektashit e Jamarbër Malltezit. Në të katër vendimet, ministri Blendi Gonxhe, pasi ka hartuar raporte arkeologjike false dhe ka miratuar lejimin e punimeve për ndërtimin e kullave nga familja "Berisha", thotë formalisht se firma ndërtuese duhet të lidhë akt-marrëveshje me firmë të licencuar për studime arkeologjike.

Një pyetje: A do të fillojë të hetojë SPAK-u këto prova zyrtare mashtrimi me raporte arkeologjike false, që ka bërë dhe vazhdon të bëjë ministri Blendi Gonxhe në favor të mafies së ndërtimeve?

Edhe një kujtesë: Në historikun korruptiv e hajdutëror të Blendi Gonxhes ka shumë fakte që tregojnë se ai nuk firmos vendime pa marrë pjesën e tij./Pamfletiblendi gonxhe jamarber malltezi leje arkeologjike false blendi4 blendi3 blendi2 blendi1 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Raporti i AMF për 7-mujorin: SIGAL dëmshpërbleu mbi 16 milionë euro 31 Gusht 2026, 13:2413:24Aktualitet Zjarret në vendin tonë, 5 vatra aktive; ku paraqitet situata më problematike 31 Gusht 2026, 12:0112:01Aktualitet Gazetarët belgë: Shqipëria nën kontrollin e krimit të organizuar, paratë e drogës investohen në Tiranë dhe bregdet 31 Gusht 2026, 11:2411:24Aktualitet Operatorët reduktojnë flotën e autobusëve nga 1 Shtatori, kërkojnë ndërhyrje urgjente nga qeveria 31 Gusht 2026, 10:1510:15Aktualitet U arrestua teksa shoqëronte Ergys Agasin, Uljan Shpataraku transferohet në burgun e Peqinit 31 Gusht 2026, 10:1610:16Aktualitet Situatë kritike nga zjarret në Ulëz, rrezikohen disa banesa 31 Gusht 2026, 08:5208:52Aktualitet