Lajme Zone
Dogji mbeturinat, banori në Durrës i vë flakën lagjes 13, zjarri u afrohet banesave
Të tjeraTop Channel

Dogji mbeturinat, banori në Durrës i vë flakën lagjes 13, zjarri u afrohet banesave

Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe me bimësi në lagjen 13 të Durrësit, duke u përhapur me shpejtësi dhe krijuar re të dendura tymi në zonë.

Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe me bimësi në lagjen 13 të Durrësit, duke u përhapur me shpejtësi dhe krijuar re të dendura tymi në zonë. Korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi raporton se dyshohet se flakët janë shkaktuar nga djegia e mbetjeve nga një banor i zonës, ndërsa zjarri është pranë banesave.

Shërbimi zjarrfikës i Durrësit ka dërguar në terren dy mjete me 8 efektivë, ndërsa për mbështetje me ujë ka shkuar edhe një autobot. Në përpjekje për të kufizuar përhapjen e flakëve janë angazhuar edhe banorë.

Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve situata pranë banesave është nën kontroll dhe aktualisht nuk paraqitet rrezik për banesat. Ndërkohë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e plotë të zjarrit. Top Channel