Dogana e Kosovës ka konfiskuar 13 mijë e 353,98 euro mjete monetare të padeklaruara në pikën e kalimit kufitar në Han të Elezit.Sipas Doganës, rasti është zbuluar më 3 tetor, kur zyrtarët e Sektorit Antikontrabandë kanë përzgjedhur për kontroll një automjet të tipit Shkoda Superb, me targa të Maqedonisë së Veriut, të drejtuar nga një shtetas i këtij vendi. Drejtuesi i automjetit, kur është pyetur nëse kishte diçka për të deklaruar, ka deklaruar se nuk kishte asgjë. Megjithatë, gjatë kontrollit të detajuar në vijën e dytë, zyrtarët kanë gjetur të fshehura 11 mijë e 980 euro dhe 84 mijë e 500 denarë maqedonas.Pas konvertimit, vlera totale e mjeteve monetare të padeklaruara arrin në 13 mijë e 353,98 euro. Paratë janë konfiskuar nga autoritetet doganore.Dogana e Kosovës ka rikujtuar se, bazuar në Ligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, çdo person që hyn ose del nga Kosova dhe bart 10 mijë euro ose më shumë. /Telegrafi/

