Lajme Zone
“Do vjedh me lezet, jo si këta!” Shalsi nga 0 në miliona euro pasuri të paluajtshme
PolitikëJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

“Do vjedh me lezet, jo si këta!” Shalsi nga 0 në miliona euro pasuri të paluajtshme

Në vitin 2013, deputeti socialist Eduard Shalsi deklaronte publikisht një frazë që sot tingëllon ironike: "Nuk do vjedhim në mënyrë kaq flagrante siç kanë bërë këta". Mbi një dekadë më vonë, investigimet mbi pasurinë e tij dhe bashkëshortes së tij, Eranda Shalsi, ngrenë pikëpyetje serioze mbi mënyrën se a mund të justifikohen të ardhurat e tyre zyrtare me rritjen marramendëse të pasurisë.

Nga një profil modest në portofol të pasur pronash Kur hyri në politikë, Shalsi nuk zotëronte pasuri të konsiderueshme. Megjithatë, deklarimet e tij ndër vite tregojnë një portofol të zgjeruar pronash në Tiranë, që përfshin:

-6 apartamente me sipërfaqe të ndryshme (176 m2, 124 m2, 123 m2, 119 m2, 71 m2 dhe 51 m2). -2 garazhe me sipërfaqe 43 m2 dhe 18 m2. Kërcimi i papritur i të ardhurave pas vitit 2021

Analizat financiare të mëparshme nga rrjetet investigativë, përfshirë BIRN, tregonin se deri në vitin 2021 çifti Shalsi nuk dispononte të ardhura që mund të justifikonin një pasuri prej qindra mijëra eurosh.

Ndryshimi financiar ndodh pas vitit 2022, falë biznesit të bashkëshortes, e cila ushtron aktivitet si arkitekte dhe audituese energjie:

Viti 2020 – 2021: Të ardhura minimale ose mungesë fitimesh të deklaruara nga aktiviteti. Viti 2022 – 2024: Rritje e menjëhershme, ku biznesi deklaron mbi 100 mijë euro fitim vjetor, duke arritur kulmin në vitin 2023 me rreth 150 mijë euro fitim dhe 20 mijë euro pagë. Në këtë periudhë u blenë pasuri të paluajtshme me vlerë qindra mijëra euro, përfshirë një apartament dhe garazh prej 300 mijë eurosh. Viti 2025: Deklarohen rreth 27 mijë euro fitim, ndërkohë që shtohen sërish blerje pronash me vlerë rreth 200 mijë euro.

Dyshimet për konflikt interesi dhe ndikim politik Këto ecuri financiare kanë ngritur dyshime të forta në opinionin publik mbi lidhjen e mundshme midis aktiviteti privat të familjes dhe funksionit publik të Eduard Shalsit. Kritikët dhe raportimet investigativë e lidhin emrin e tij me nisma ligjore dhe lehtësime fiskale në Kuvend, duke ngritur pyetjen nëse rritja e të ardhurave të bashkëshortes është produkt i pozicionit të tij institucional.