MALIQ- Dy persona janë arrestuar në Maliq pasi u kapën duke transportuar 28 emigrantë nga Sudani, të cilët synonin të kalonin ilegalisht drejt Malit të Zi. Në pranga ranë Jurgen Memini, i njohur edhe si Denis Memini, 42 vjeç, banues në Korçë, dhe Ervis Dakolli, 31 vjeç, banues në fshatin Belorta të Maliqit. Sipas policisë, dy të arrestuarit i kishin grumbulluar 28 emigrantët në fshatin Plasë të Maliqit dhe më pas i transportonin me mjete të ndryshme drejt veriut të Shqipërisë. Ata i ndanin në grupe me nga 7-8 persona, me destinacion Shkodrën, nga ku emigrantët synonin të kalonin ilegalisht kufirin drejt Malit të Zi. LEXO edhe...Ariu hyn në vendin e shenjtë në Dobërgorë, kthen orenditë përmbys (VIDEO) Transporti bëhej kundrejt pagesës. Gjatë operacionit të koduar “Route”, policia sekuestroi një automjet, 6500 euro dhe 3 telefona celularë. Nga kontrollet rezultoi gjithashtu se Ervis Dakolli ishte në “arrest shtëpie”, masë të cilën e kishte thyer për të dalë nga banesa. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë SI.E./ReportTv.al maliq Korce trafik emigrantesh Komento Komente Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 34.2% Jo 61% Nuk e di 4.8% Vota total: 3117 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?

