Një 29-vjeçar në Kamëz është arrestuar duke transportuar me makinën një pistoletë që do ta shiste. Pistoleta, bashkë me një bllok shënimesh, u gjetën brenda çantës që Ervis Cara mbante në makinë. Në shtëpinë e tij u gjetën edhe një armë gjahu me 50 fishekë. Armët, bashkë me makinën, celularin dhe bllokun, janë sekuestruar. LEXO edhe...Përfn rruga e Palaqit në Prezë, Balla: Kemi përmbushur dy kërkesat kryesore të banorëve, investimi përfshin 3.6 kilometra rrugë! Gjithashtu, për Carën ka nisur një hetim pasuror. Rezulton se më herët ka qenë i dënuar për “trafikim të mjeteve motorike.” Njoftimi i policisë: Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “LAST DRIVE II”. Transportonte me automjet një armë zjarri pistoletë, me qëllim trafikimin e saj, kapet në flagrancë në Kamëz dhe vihet në pranga 29-vjeçari. Nis hetimi pasuror ndaj tij. Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu me 50 fishekë, 1 automjet, 1 celular dhe 1 bllok shënimesh. Forca e Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas qarkullonte me armë zjarri në automjet, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “LAST DRIVE II”. Gjatë operacionit u arrestua shtetasi E. C., 29 vjeç, banues në Krujë, i dënuar më parë për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”. Gjatë kontrollit të automjetit që drejtonte 29-vjeçari, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua së bashku me automjetin dhe 1 celular. Në vijim, gjatë kontrollit të banesës së tij, u gjet dhe u sekuestrua 1 armë gjahu pa leje, së bashku me 50 fishekë. Gjithashtu, u sekuestrua 1 bllok shënimesh, në të cilin dyshohet se mbaheshin të dhëna për shuma të ndryshme parash. Në kuadër të hetimeve, ka nisur hetimi pasuror ndaj tij. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe municionit” dhe “Fshehja e të ardhurave”. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë P.J/E.H/ReportTv.al Tirane kamez pistolete ervis cara Komento Komente Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 59.6% Jo 34.4% Nuk e di 6% Vota total: 5183 Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?
