Tensione janë regjistruar sërish në protestën pranë Kuvendit, me qytetarët që kanë tentuar të shtyjnë kordonin policor. Ndërkohë një nga protestuesit i ka bërë thirrje kreut të Policisë Skënder Hita që të urdhërojë efektivët të mos ushtrojnë dhunë ndaj protestuesve. Protestuesi: I bëj thirrje drejtorit të Policisë Skënder Hita, asnjë polic të mos ngrejë dorë mbi protestuesit e pafajshëm. Kemi të drejtë të protestojmë. Kush ushtron dhunë ndaj protestuesve do të përgjigjet para ligjit dhe Kushtetutës. Dhuna që do të ushtrohet do të jepni përgjigje në mënyrë individuale. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
