Lajme Zone
"Do ta kisha pastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998"/ Deklarata skandaloze e ministres në Serbi
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 11 burime — Krahaso mbulimin →

"Do ta kisha pastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998"/ Deklarata skandaloze e ministres në Serbi

Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale në Serbi, Snezhana Paunoviç, ka bërë një deklaratë skandaloze gjatë një interviste, e cila ka shkaktuar reagime të shumta. Gjatë intervistës për Kurir, ministrja serbe tha sepo të kishte pasur lirinë e veprimit që kishte Slobodan Milosheviç, do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën”. “Për të metat dhe budallallëkun tonë, nëse do të kisha

Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale në Serbi, Snezhana Paunoviç, ka bërë një deklaratë skandaloze gjatë një interviste, e cila ka shkaktuar reagime të shumta.

Gjatë intervistës për Kurir, ministrja serbe tha sepo të kishte pasur lirinë e veprimit që kishte Slobodan Milosheviç, do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën”. “Për të metat dhe budallallëkun tonë, nëse do të kisha qenë e lirë si Millosheviçi, do ta kisha pastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998”, u shpreh ministrja e qeverisë së Aleksandër Vuçiç. Lidhur me këtë ka patur një reagim edhe nga Bashkimi Europian. Zëdhënësja e BE-së, Anitta Hipper tha se unioni pret nga të gjithë liderët që të sillen me përgjegjësi dhe të përmbahen nga çdo retorikë nxitëse. “Parimi themelor është se nuk duhet të ketë vend dhe nuk ka vend në Evropë për retorikë që justifikon dhe mbështet spastrimin etnik. Deklaratat e tilla bien ndesh me vlerat e dinjitetit njerëzor, pajtimin, llogaridhënien dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore mbi të cilat është ndërtuar BE-ja. Gjithashtu bien ndesh me përkushtimet e bëra nga Serbia në kornizat e dialogut të lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Prandaj ne presim nga të gjithë liderët që të sillen me përgjegjësi dhe të përmbahen nga çdo retorikë nxitëse dhe njëkohësisht të kontribuojnë në krijimin e një mjedisi të besimit dhe stabilitetit rajonal”, tha Hipper. Ajo u shpreh gjithashtu më tej se BE-ja është e përkushtuar edhe për identifikimin e personave të zhdukur dhe jo vetëm përmes procesit të dialogut. “Nuk ka vend për një retorikë të tillë dhe siç u tha ka pasur një numër deklaratash gjatë këtyre viteve. Sa i përket rëndësisë dhe njohjes së fakteve dhe gjithashtu nderimit të viktimave dhe njëkohësisht edhe mbështetjes për identifikimin e personave të zhdukur dhe për promovimin e një bashkëjetese paqësore ndërmjet njerëzve kjo është diçka që ne po bëjmë edhe në dialogun e lehtësuar dhe gjithashtu në procesin e zgjerimit”, tha Hipper. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.