Ish-drejtuesi i lartë i policisë, Mit’hat Havari, ka akuzuar nga protesta kryeministrin Edi Rama se drejton personalisht veprimet e policisë ndaj protestuesve. Ai e cilësoi ndërhyrjen ndaj studentëve si përdorim joproporcional të forcës dhe u bëri thirrje efektivëve të mos ushtrojnë dhunë. Havari tha se studentët nuk kanë përkatësi politike dhe duhet të qëndrojnë të bashkuar. Duke refuzuar dialogun, ai kërkoi dorëheqjen e kryeministrit dhe deklaroi se, nëse do të ishte në krye të Policisë së Shtetit, do të largohej nga detyra. Ai u bëri thirrje gjithashtu punonjësve të policisë të mos pranojnë shpërblimin e njoftuar nga Rama, të cilin e cilësoi si “lekë gjaku”. “Vij nga revolucioni Flamingo. Në këto kushte u vinte radha studentëve. Ky është diktator, si Enveri dhe Berisha. Diktatorët nuk dorëhiqen, por rrëzohen nga populli. Studentët nuk kanë linjë politike. Nëse te Flamingo ushtroi dhunë, këtë radhë ka ushtruar dhunë joproporcionale. Këto skena dhune i bëjnë juntat. Policia drejtohet direkt nga Rama. Drejtori i Policisë nuk merr urdhra nga kryeministri se kur duhet dhe kur nuk duhet të përdoret gazi lotsjellës. Policia po mbron diktatorin, se ka frikë nga ligji nesër. Populli përballet me policinë, por asnjë diktator s’e ka çuar deri në fund, pasi ka një fund të pashmangshëm dhe fundi do të vijë nga studentët. Studentët duhet të jenë të bashkuar. Ky është i trembur, do të rrëzohet. Ka halucinacione. Ndërkohë që ky popull digjet, ai është në ajër. Është i djallëzuar, fyen studentët. Nëse janë të tillë, cila është arsyeja? Është për shkak të tij. Administrata e tij është e korruptuar, populli është në hall të madh, në krizë totale. Ka marrë goditje nga Perëndimi. BE-ja tha, midis të tjerave, se problemet janë aty brenda. Ky diktatori nuk ka as frikë dhe as turp. I them: Mos ushtro dhunë! Po të isha unë në krye të Policisë së Shtetit, do ta kisha hedhur kapelën, se nuk luftoj për një diktator! Nuk ka dialog, por dorëheqje. I bëj thirrje policisë: Mos i merrni ato lekët që ju tha Edi Rama. Ato janë lekë gjaku. Mos e ekzagjeroni me dhunën, respektoni. As 800 mijë euro nuk janë dëmet e shkaktuara. Ai, Rama, është drejt fundit”, u shpreh ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: avari ish-polic
