Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Do marrim nën mbikëqyrje gjobat e Tatimeve dhe IMT-ve”/ Dash Sula: Inspektorë që vishen me Hermès e Louis Vuitton, do jenë me uniforma. “Jo” kontrolle fragmentare në biznese!


Kryeinspektori Dashnor Sula, i ftuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24 me gazetaren Ola Bruko, ka deklaruar se nga viti 2027 inspektorët shtetërorë do të pajisen me uniforma, ndërsa kontrollet ndaj bizneseve do të kryhen përmes një sistemi të ri, me synimin për të rritur transparencën dhe për të ulur korrupsionin.

Kryeinspektori Dashnor Sula, i ftuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24 me gazetaren Ola Bruko, ka deklaruar se nga viti 2027 inspektorët shtetërorë do të pajisen me uniforma, ndërsa kontrollet ndaj bizneseve do të kryhen përmes një sistemi të ri, me synimin për të rritur transparencën dhe për të ulur korrupsionin. Sula tha se në buxhetin e shtetit është parashikuar fondi për uniformat, duke ironizuar faktin se aktualisht inspektorët mund të identifikohen nga veshjet e markave luksoze. “Njëri e ke me Louis Vuitton, një me Hermès, një me Marsup”, u shpreh ai, duke theksuar se uniformat do të ndihmojnë në identifikimin e punonjësve në terren. Sipas Sulës, objektivi është që procesi i pajisjes me uniforma të përfjë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2027. Paralelisht, po punohet për ngritjen e një sistemi të ri të inspektimit, ku bizneset që do të kontrollohen do të përzgjidhen përmes një platforme dhe jo në mënyrë të fragmentuar apo sipas zgjedhjes së inspektorëve. Kryeinspektori bëri të ditur se sistemi i ri do të përfshijë monitorimin e inspektorëve përmes kamerave inteligjente, ndërsa çdo kontroll do të dokumentohet me prova dhe regjistrime audio e video. Ai shtoi se po punohet edhe për zgjerimin e mbikëqyrjes ndaj gjobave të vendosura nga Tatimet, Policia e Shtetit, inspektoratet e bashkive dhe institucionet e tjera përkatëse. Sula tha gjithashtu se nuk ka komunikuar me kryeministrin Edi Rama lidhur me çështjen e dorëheqjeve të drejtuesve të institucioneve. Ai theksoi se është emëruar nga Rama, por se i ka bërë të qartë se nuk do të pranonte të qëndronte në detyrë nëse do të shndërrohej në një person që abuzon me pushtetin. “Jemi në kulmin e punës. Dje kam marrë një lajm të gëzuar. Në buxhetin e shtetit është parashikuar fondi që kam kërkuar unë dhe që e ka realizuar edhe kryeministri, që të gjithë inspektorët e shtetit të pajisen me uniformë. Sot janë pa uniformë: njëri e ke me Louis Vuitton, një me Hermès, një me Marsup. Kjo është e tmerrshme. Kështu do të jenë inspektorët! Ata duhet të jenë të identifikuar në rrugë. Kjo do t’i identifikojë ata. Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2027 do të kemi përfunduar gjithçka, besoj. Kanë kaluar procedurat në AKSHI dhe po bëhet tenderimi për inspektimet, ku nuk do të ketë inspektime fragmentare. Te News24, për shembull, nuk do të përzgjidhen ato që do Dash Sula, por biznesi do të përzgjidhet përmes sistemit. Do të ketë një sistem ku do të përcaktohen bizneset.

Me sistemin e ri, Inspektorati do të rrisë transparencën, por edhe do të ulë korrupsionin. Kur më ftoi Rama në takim, më dha afat nëntë muaj që t’i përfja këto gjëra. Ne kemi dorëzuar brenda tre muajve të gjitha hallkat në AKSHI për të pasur një sistem të ri inspektimi. Çdo inspektor do të jetë i monitoruar me kamera inteligjente, smart. Çdo inspektim do të shoqërohet me prova. Do të kemi edhe zë, çdo gjë të xhiruar. Çdo subjekt, sipas fushave përkatëse, do të ketë mundësi që, përpara se të inspektohet, të kontrollojë në portalin tonë.

Do t’u jepet mundësia çdo qytetari që, kur sheh problematika dhe abuzime, të denoncojë, ndërsa ne të reagojmë në kohë rekord. Po na ‘mbysin’. Jemi përgjigjur dhe nuk bëhet fjalë për mungesë reagimi. Kur ngrihet pretendimi për një subjekt, ne ia përcjellim institucioneve. Pas dy javësh, për shembull, u kërkoj informacion se çfarë është bërë me rastin. Me ligjin që kemi për inspektimet do të marrim nën mbikëqyrje gjobat e Tatim-Taksave. E kemi marrë dhe po përmirësohemi nga ana ligjore, si dhe gjobat e automjeteve nga ana e Policisë së Shtetit, IMT-ve dhe bashkive në të gjithë Shqipërinë. Do të zgjerohemi. Nuk kam komunikuar për rastin në fjalë me Ramën sa i takon dorëheqjes. Ai më vuri në këtë detyrë, jam emëruar nga ai. I kam thënë: ‘Nëse Dash Sula kthehet në një bandit, një xhepist me bandën e vet aty, unë të jap duart!’”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: sula