Edi Rama Rama theksoi se familjet e fëmijëve të mitur që shkaktojnë dëme në pronën e të tjerëve nuk do të përfitojnë shërbime nga shteti. Kryeministri Edi Rama ka kërcënuar sërish protestuesit që përfshihen në akte dhune gjatë protestave kundër qeverisë në kryeqytet, duke bërë thënë se autoritetet do t'i ndjekin ata “këmbë këmbës”.
Gjatë një takimi me drejtuesit e sistemit bankar në Shqipëri, kreu i qeverisë u ndal te përfshirja e të miturve në veprime të dhunshme, duke paralajmëruar se përgjegjësia do të shtrihet edhe te familjet e tyre.
Rama theksoi se familjet e fëmijëve të mitur që shkaktojnë dëme në pronën e të tjerëve nuk do të përfitojnë shërbime nga shteti. Megjithatë, kryeministri nuk dha detaje mbi bazën ligjore apo mënyrën se si do të zbatohej një masë e tillë.
“Do t’i ndjekim këmbë këmbës. Ky nuk është një qëndrim për të folur, por është një informacion për të gjithë ata që janë ende me dhunën në mendje, që të largohen nga ajo rrugë një orë e më parë. Kushdo që ka një fëmijë të mitur duhet të kujdeset për të. Do t’ju vijë fatura në familje. Nuk do të marrë asnjë shërbim nga shteti familja e fëmijës që djeg pronën e tjetrit”, deklaroi Rama.
Paralajmërimet e kryeministrit përfshinë edhe kufizime të mundshme për personat që identifikohen si pjesëmarrës në akte dhune, jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë tij.
Rama deklaroi se këtyre personave do t'u kufizohet aksesi në aeroporte, trena, hotele dhe mjete të tjera transporti. Ai bëri të ditur gjithashtu se qeveria ka nisur bashkëpunimin me vende europiane për të penguar hyrjen në territoret e tyre të personave të identifikuar si të dhunshëm.
“Do t’u mbyllen akseset në trena, aeroporte, hotele, mjete transporti. Do të bashkëpunojmë dhe kemi nisur bashkëpunimin me vendet europiane për ndalimin e aksesit në ato vende si njerëz të dhunshëm”, u shpreh kryeministri.
Deklaratat e Ramës nuk u shoqëruan me sqarime të mëtejshme mbi mekanizmat ligjorë që do të mundësonin vendosjen e këtyre kufizimeve, apo mbi institucionet që do të ngarkoheshin me zbatimin e tyre.edi rama kercenon protestuesit Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Rama ofertë me kusht studentëve: Qeveria do t'ju paguajë 50% të qirasë 21 Tetor 2026, 12:1012:10Politike Studentët i refuzojnë dialogun, Rama hidhet në sulm: Sponsorizohen nga krimi, ulërasin si në mesjetë 21 Tetor 2026, 11:5811:58Politike Simbolet dramatike të protestës, si u kthyen në armë politike 21 Tetor 2026, 10:1010:10Politike Profesori austriak: Edi Rama, pa maskën që e njohin ndërkombëtarët! 21 Tetor 2026, 08:5108:51Politike Studentët i refuzuan dialogun, Rama nxjerr sërish karriget dhe paralajmëron: Kush dëmton, do të paguajë! 21 Tetor 2026, 08:2608:26Politike “Vuri karriget si tek estrada e Gramshit”/ Shehi: Rama largohet me protestë masive, nuk ka më nevojë për dhunë 20 Tetor 2026, 22:3722:37Politike

