Lajme Zone
“Do bëhet si Putini e Erdogani”, Rama shpall mobilizimin në PS: Të vlojë gjaku
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 11 burime — Krahaso mbulimin →

“Do bëhet si Putini e Erdogani”, Rama shpall mobilizimin në PS: Të vlojë gjaku

Gjatë fjalës në Asamblenë e PS-së në Gjirin e Lalzit, Rama kujtoi akuzat e ngritura gjatë fushatës zgjedhore, kur kërkesa e tij për një shumicë të theksuar parlamentare u shoqërua me shqetësime për përqendrimin e pushtetit.

Rama Rama ka rikthyer në vëmendje krahasimet me Vladimir Putinin dhe Recep Tayyip Erdoganin, të cilave tha se iu nënshtrua gjatë fushatës zgjedhore për shkak të kërkesës së tij për një shumicë të gjerë parlamentare. Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur kritikave për shumicën parlamentare të Partisë Socialiste, duke sjellë në vëmendje krahasimet që, sipas tij, i janë bërë me presidentin rus Vladimir Putin dhe atë turk Recep Tayyip Erdogan.

Gjatë fjalës në Asamblenë e PS-së në Gjirin e Lalzit, Rama kujtoi akuzat e ngritura gjatë fushatës zgjedhore, kur kërkesa e tij për një shumicë të theksuar parlamentare u shoqërua me shqetësime për përqendrimin e pushtetit.

Kreu i qeverisë hodhi poshtë këto kritika, duke pretenduar se shumica e siguruar nga socialistët ishte e nevojshme për miratimin e ligjeve që lidhen me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Sipas Ramës, nëse qytetarët nuk do t'i kishin dhënë PS-së këtë shumicë, vendi do të rrezikonte të mbetej i bllokuar në procesin e integrimit europian. Ai e paraqiti mandatin e marrë në zgjedhje si një përgjegjësi për realizimin e objektivit të anëtarësimit në BE deri në vitin 2030.

Në këtë kuadër, kryeministri kërkoi mobilizim të plotë të strukturave socialiste, duke u bërë thirrje anëtarëve të partisë të intensifikojnë aktivitetin politik dhe takimet me qytetarët në çdo qytet e fshat.

Rama u ndal edhe te nisma “Prania Besnike”, të cilën e konsideroi një mënyrë për të forcuar lidhjen e Partisë Socialiste me komunitetet dhe për të dëgjuar drejtpërdrejt shqetësimet e qytetarëve.

Rama dha një mesazh të prerë për mobilizim të përgjithshëm brenda Partisë Socialiste, duke kërkuar që çdo strukturë dhe çdo anëtar i saj të vihet në lëvizje. Me shprehjen se “i gjithë gjaku i organizimit të kësaj partie duhet të vlojë”, kryeministri kërkoi angazhim maksimal të socialistëve.

Duke iu referuar protestave dhe incidenteve me molotovë, Rama tha se kundërshtarët politikë e kanë thënë fjalën e tyre dhe se tashmë ka ardhur momenti që socialistët të dalin në terren për të zhvilluar debate me qytetarët.

“Një vend me probleme dhe një vend pa perspektivë janë dy gjëra krejt të ndryshme, Shqipëria e sotme ka një perspektivë më konkrete se kurrë. Thonin për çfarë i duhej këtij kjo shumicë kaq e theksuar, do të bëhet ky si Erdogani dhe Putini? Imagjinoni nëse populli shqiptar do të ishte i mangët si këta, ne sot do të ishim të ngecur, sepse nuk do të kalonim ligjet që kemi kaluar në funksion të anëtarësimit.

Prandaj e kemi marrë atë shumicë, për Shqipërinë e BE. Këtë duhet ta ndiejë secili për të qenë aktiv, të gjitha qelizat e PS duhet të mobilizohen, i gjithë gjaku i organizmit të kësaj partie duhet të vlojë. Ne na ka rënë barra, por na është shkruar edhe fati për të qene në këtë moment të historisë, që Shqipëria të jetë ylli i ri i Europës dhe kjo e fundit do të flasë edhe shqipen, siç flet edhe të tjerat atje.

Është momenti për të punuar pa u lodhur dhe për të mbështetur njerëzit dhe komunitetet. Do të themi se isha dhe unë kur ndodhi, ngjarja më e madhe e historisë së Shqipërisë është edhe ajo që është përpara. Prandaj Shqipëria nuk mund të ndalet asnjë minutë. Prania Besnike e provon se është një nga shtigjet e duhura për të ndjerë nga afër pulsin dhe ndjesinë e çdo komuniteti dhe për t’i dhënë frymëmarrjen e domosdoshme që duhet ta marrim në burim.

Sepse burimet në Tiranë janë kundër nesh për 1001 arsye, por ne kemi atë burim atje, që duhet të shtrihet në çdo territor. Ka ardhur radha jonë për të folur, i kanë thënë të tëra, i shulën të gjithë gurët e bulevardit dhe i hodhën të gjithë molotovët që nuk kishin hedhur ne 35 vite. Tani është koha të flasim ne, të flasim me çdo shqiptar në çdo fshat e qytet me shqiptar që nuk e ka frikë dialogun dhe që nuk harron se baza e së vërtetës nuk është vetëm e drejta për të folur, por edhe detyra për të dëgjuar”, tha Rama. 7 Komente T TR 14 Nëntor 2026, 13:18 Para se të vlojë, gjaku duhet analizuar për përmbajtje droge. Përgjigjjuni b berti 14 Nëntor 2026, 13:21 Te vloje gjaku, qe bytha jote te rruaj karrigen e pushtetit te vjedh te shkaterroj te pastroj para te dhunoj te rinj e studente te trafikoj kokaine, te privatizosh gjithe Shqiperine, te shes token. Shko mor mizerje tregoji keto perralla Zahos fhe cifutve. Kriminalozove dhe kalbe gjithcka. Burgu eshte pak per ty. Zvarritesh merr poza te nje diktatori po ti je nje hic. Je pronar faktik i porteve aeroportit resorteve hoteleve dhe prape makut. Ti je zija e ketij kombi o alibaba. Përgjigjjuni K Ka kohe qe e ka marre era miellin dhe perzihen vet 14 Nëntor 2026, 13:43 Prania Besnike eshte si format e edukimit qe beheshin dikur ne brigatat e kooperatives. Thjesht fasade e gjer tani nuk kane dhene asnje rezultat. Le te thote nje deputet se cfare shqetsimi te komunitetit te tij ka zgjidhur, qofte nje te vetem.... Bejne show me disa blloqe e lapsa ne duar sikur mbajne shenime per hallet e p[opullit... Përgjigjjuni x xxx 14 Nëntor 2026, 13:43 Kalbesire politikr. Përgjigjjuni S Socialisti 14 Nëntor 2026, 14:47 Edi Rama me PS..."Ne na ka rënë barra, por na është shkruar edhe fati për të qene në këtë moment të historisë, që Shqipëria të jetë ylli i ri i Europës "

Fantastike !! Tashmë përsëri si PPSh me Enverin Fanar ndriçues në Evropë Përgjigjjuni b balo 14 Nëntor 2026, 17:35 Nuk di si mund te degjohet akoma ky psikopat?! Eshte bere aq i peshtire aq bajat, aq i rendomt sa me te ardh keq per kete vend se kush e qeveris. Anetaret e asamblese jane anetaret e organizates. Me i varferi aty ka 5 mln euro. Mbledhja e asamblese eshte teatri i rradhes. Nje ritual i neveritshem ku kreu organizates ju ben presion anetareve qe te bejne ca eshte e mundur te shpenzojne parate e vjedhura qe mbreti te mbreteroj. Ky vend nuk qeveriset por vidhet. Jane nje bande qe mban pushtetin me cdo kush me cdo forme me cdo mjet. E dine sh mire qe duke mbajtur pushtetin shpetojne burgun. Jane gati te shesin gjithcka vetem te shpetojne lekuren. Përgjigjjuni E Emigranti 14 Nëntor 2026, 18:03 Po ju e kuptoni apo merrni vesh që populli e di shumë mirë çfarë i keni bërë këtij vendi? Ju të gjithë duhet të dënohen i si armiqë të Shqipërisë. Majtas edhe djathtas. Keni 36 vjet që po e shktarreni këtë vend. Fare e keqe Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Zbardhet përplasja në Asamblenë e PS-së, Rama kërkon përjashtimin e Spiropalit dhe Ndrecës; për Veliajn tjetër qëndrim 14 Nëntor 2026, 12:3212:32Politike Rama i përgjigjet Veliajt: Burimet në Tiranë janë kundër nesh për një mijë e një arsye 14 Nëntor 2026, 12:1712:17Politike “I shkulën gurët e bulevardit dhe hodhën molotovë”/ Rama nga Asambleja e PS: Tani është koha të flasim ne 14 Nëntor 2026, 12:1412:14Politike Goditjet e drejtësisë brenda PS-së, Rama: Askush nuk është i paprekshëm! 14 Nëntor 2026, 12:0512:05Politike Rama fshihet pas Europës, shpall protestën kundër Qeverisë si sulm ndaj Shqipërisë 14 Nëntor 2026, 12:0312:03Politike "Tirana ka probleme, por sot është kryeqytet europian", Rama krahason Shqipërinë e sotme me vitin 2013: Në spitale lëviznin me biçikleta! 14 Nëntor 2026, 11:5611:56Politike