Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Do bëhemi 100 mijë zemra, po vjen shtatori…”/ Aktivisti Andi Tepelena: Të gjithë bashkë, studentë, Diasporë do t’i japim dërmën e fundit këtij regjimi


Aktivisti Andi Tepelena, gjatë fjalës së tij në protestën e 65-të kundër kryeministrit Edi Rama, u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen përtej bindjeve politike, duke deklaruar se vendi ka nevojë për ndryshim dhe më shumë transparencë.

Aktivisti Andi Tepelena, gjatë fjalës së tij në protestën e 65-të kundër kryeministrit Edi Rama, u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen përtej bindjeve politike, duke deklaruar se vendi ka nevojë për ndryshim dhe më shumë transparencë. Sipas tij, protesta dëshmon se qytetarët nuk ndahen më në të majtë dhe të djathtë, por bashkohen për të kërkuar një të ardhme më të mirë në Shqipëri. “Duan të ndajnë shqiptarët në të majtë e të djathtë, por ky shesh tregon se nuk ka të majtë e të djathtë. Janë të gjithë qytetarë që duan të jetojnë në këtë vend. Shqipërisë sot i duhen njerëz të ndershëm”, u shpreh Tepelena.

Ai u bëri thirrje qytetarëve, studentëve dhe diasporës që t’u bashkohen protestave, duke deklaruar se mobilizimi do të vijojë edhe gjatë shtatorit. “Duan të ndajnë shqiptarët në të majtë e të djathtë, por ky shesh tregon se nuk ka të majtë e të djathtë, janë të gjithë qytetarë që duan të rrinë në këtë vend. Edi Rama do të na ndajë për të na përçarë…Ku njeri po e çon Shqipërinë drejt greminës, po nxjerr nga sistemi njerëzit e ndershëm. Promovohen të korruptuarit…Para dy javës një ish zyrtar i lartë i policisë së Shtetit, Dritan Zagani bëri në atë kohë denoncoi policinë e implikuar me trafiqe por ish eprori I tij sot shef dha urdhër të persekutohej…Pra kanë nxjerrë jashtë sistemit njerëzit e ndershëm…Shqipërisë sot I duhen njerëz të ndershëm. Sot ka pasur një protestë të aktivistëve në mbrojtje të Vlorës, kanë hapur peticion online për të hequr dy HEC-e, që nuk bëjnë asgjë, por këta vazhdojnë të na marrin 100 mijë euro në ditë sepse Belinda Balluku e do ashtu, të përfitojë nga paratë tona. Firmoseni këtë peticion sa më shumë. Po zgjohet Vlora, e kanë kuptuar se janë tradhtuar nga partia që e kanë votuar me shumicë. Kuptuan që Vlora i përket qytetarëve, ndaj ne duhet të marrim në dorë referendumin. Ai referendum që do na bëjë sovran të fateve tona. Çdo propagandë për të na frikësuar i ka ditët e numëruara. Hakmarrja ndaj autokratit do të jetë e pamëshirshme. Do bëhemi 100 mijë zemra këtu, vjen shtatori afrohen të gjithë student nxënës për t’i dhënë dërrmën e fundit këtij regjimi. Do i bëjmë thirrje Diaspora do jetë këtu…Nuk do shikohet fundi”, tha aktivisti Andi Tepelena në protestën e 65 kundër Ramës. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: andi tepelena edi rama protesta