Lajme Zone
“Djemtë dhe vajzat e UÇK-së mbrojtën pragun e shtëpisë”/ Gjyqi në Hagë, LDK thirrje partive: Të bëhemi bashkë! Momenti i vështirë për Kosovën
PolitikëBalkanWeb

“Djemtë dhe vajzat e UÇK-së mbrojtën pragun e shtëpisë”/ Gjyqi në Hagë, LDK thirrje partive: Të bëhemi bashkë! Momenti i vështirë për Kosovën

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke shprehur shqetësim të thellë për vendimin dhe dënimet e dhëna.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke shprehur shqetësim të thellë për vendimin dhe dënimet e dhëna. LDK-ja u ka bërë thirrje qytetarëve për qetësi, maturi dhe përgjegjësi, duke theksuar se liria dhe pavarësia e Kosovës janë rezultat i sakrificës së brezave, rezistencës politike e paqësore të udhëhequr nga Ibrahim Rugova, luftës së UÇK-së, si dhe mbështetjes së SHBA-së dhe NATO-s. “Djemtë dhe vajzat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mbrojtën pragun e shtëpisë”, thuhet në reagimin e kësaj partie. Sipas LDK-së, asnjë aktgjykim, përfshirë edhe atë të shpallur sot, nuk mund ta zhbëjë atë që partia e cilëson si të vërtetën historike të luftës në Kosovë. Në reagim përmenden edhe krimet e kryera nga regjimi i Serbisë gjatë luftës, përfshirë vrasjen e civilëve, dhunën, dëbimet dhe shkatërrimin e vendbanimeve. Lidhja Demokratike e Kosovës ka ritheksuar ndërkohë përkushtimin e saj ndaj shtetit të së drejtës dhe ka mbështetur shterimin e të gjitha kanaleve ligjore të ankimit, përfshirë edhe procesin në shkallën e dytë. Partia u ka bërë thirrje gjithashtu përfaqësuesve politikë që të tregojnë përgjegjësi në deklaratat dhe veprimet e tyre, duke shmangur çdo nxitje të tensioneve.

“U bëjmë thirrje të gjitha forcave politike t’i lëmë mënjanë ndasitë dhe të qëndrojmë bashkë për ta përballuar këtë periudhë të vështirë për Kosovën”, thuhet në reagim.

Në përfundim, LDK-ja e cilëson UÇK-në si “pjesën më krenare të historisë moderne të popullit tonë; dje, sot e përjetësisht”. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb