Lajme Zone
"Dje u kalua vija e kuqe"/ Rama dhe Demo takim me strukturat e policisë, ministri: Kjo nuk është më protestë studentore!
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

"Dje u kalua vija e kuqe"/ Rama dhe Demo takim me strukturat e policisë, ministri: Kjo nuk është më protestë studentore!

Gjatë takimit, ministri Demo deklaroi se ngjarjet e djeshme nuk mund të konsiderohen më pjesë e një proteste studentore, duke theksuar se dhuna ndaj forcave të rendit ka kaluar kufijtë e një tubimi protestues. Sipas tij, bilanci i të lënduarve tregon edhe mënyrën se si ka vepruar Policia e Shtetit përballë protestuesve.

Edi Rama dhe Ervin Demo Pas përplasjeve të dhunshme gjatë protestës së djeshme, kryeministri Edi Rama dhe ministri Demo zhvilluan një takim me drejtuesit e Policisë së Shtetit. Ministri deklaroi se protesta ka kaluar vijën e kuqe... Kryeministri Edi Rama dhe ministri Demo kanë zhvilluar një takim mëngjesin e sotëm me drejtuesit e Policisë së Shtetit, pas protestës së dhunshme të një dite më parë, ku sipas shifrave të bëra publike nga ministri, mbetën të lënduar 295 persona, mes tyre 186 punonjës policie.

Gjatë takimit, ministri Demo deklaroi se ngjarjet e djeshme nuk mund të konsiderohen më pjesë e një proteste studentore, duke theksuar se dhuna ndaj forcave të rendit ka kaluar kufijtë e një tubimi protestues. Sipas tij, bilanci i të lënduarve tregon edhe mënyrën se si ka vepruar Policia e Shtetit përballë protestuesve.

“Dje është kaluar vija e kuqe. Nuk mund të quhet më protestë studentore, nuk mund të quhet më as protestë. 295 të lënduar, 186 prej tyre janë punonjës policie, raporti tregon vetëpërmbajtjen e policisë”, u shpreh Demo.

Ministri e lidhi gjithashtu zhvillimin e protestës me përfshirjen e politikës, duke akuzuar një parti të caktuar se u ka ofruar mbështetje protestuesve pas përplasjeve.

“Protestuesit kanë gjetur azil politik në një parti të caktuar”, deklaroi ai, pa e identifikuar partinë në pjesën e deklaratës së publikuar.

Demo: Policët po përballen me një valë dhune që nuk ka të bëjë me asnjë arsye legjitime, për të pasur pakënaqësi dhe për të kërkuar më shumë nga qeveria. Kam ardhur sot prapë me këtë me vete, duhet ta mbash me vete, ta peshosh, sa i shtohet pesha kur vjen në drejtimin e njerëzve me uniformë dhe çfarë mund të bëjë mbi këdo. Me këtë nuk negociohet. Në momentin kur shteti negocion me të, ka rënë. Dhe kur fiton ky, atëherë, logjika e këtij bëhet vetë shteti. E ka parë Shqipëria këtë film më shumë se njëherë, pasoja janë plagë që duhen vite për t’u shëruar. Nuk do të thotë aspak se kush sot proteston paqësisht, edhe pse janë shumë pak, duan përmbysje. Janë të rinj dhe të reja të ekstremizuar nën frymëzimn e asaj force të errët dhe të re që është shfaqur në Europe dhe SHBA, që presidenti e ka shpallur organizatë terroriste, Antifën. Ata janë peng i një ideologjie të re, shkatërro gjthçka.

Ndërsa kryeministri Edi Rama tha se të rinjtë që marrin pjesë në protestat e dhunshme janë të ideologjizuar dhe të ekstremizuar nga fryma e Antifa-s, të cilën, siç theksoi ai, presidenti amerikan Donald Trump e ka shpallur organizatë terroriste. Rama u shpreh se kjo nuk do të thotë që të rinjtë janë terroristë, por se janë pengje të një ideologjie që synon të shkatërrojë dhe të përmbysë gjithçka.

Rama: Natyrisht që kjo nuk do të thotë aspak që kush sot proteston paqësisht, edhe pse janë shumë pak ata që protestojnë paqësisht, sepse edhe vajzat dhe djemtë që i bashkohen këtij, në thelb nuk duan paqe, duan përmbysje. Janë të rinj e të reja të ideologjizuar, të ekstremizuar, nën trysninë apo nën frymëzimin e asaj force të errët dhe të re që është shfaqur në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara, të cilën presidenti i Shteteve të Bashkuara e ka shpallur organizatë terroriste, Antifa-n. Organizatë terroriste e ka shpallur presidenti i Shteteve të Bashkuara.

Kjo nuk do të thotë që vajzat dhe djemtë që mendojnë se jeta është TikTok dhe se me TikTok dhe pa lidhur dot shtatë fjalë bashkë mund ta bëjnë Shqipërinë më të mirë, janë terroristë. Aspak! Janë studentë dhe studente? Po, patjetër. Janë nxënës dhe nxënëse? Po, patjetër. Por janë pengje të një fryme, të një ideologjie të re, e cila ka vetëm një mision: shkatërro, ktheje të gjithën përmbys, rrëno gjithçka. Bëje rrafsh se do ta fillojmë nga e para.

Ata që janë këtu pak më në moshë i kanë ende kujtimet e asaj kohe nga ku ne dolëm pas 50 vitesh iluzion se do bëhej rrafsh dhe do fillonte nga e para. Kështu që, po, është fatkeqësi shumë e madhe. Unë do ta quaj një fatkeqësi kombëtare sot që forcat e Policisë, që djemtë dhe vajzat, burrat dhe gratë dhe, mbi të gjitha, të gjithë ju nën uniformë që jeni aty për të mbrojtur shtetin, jeni jo vetëm nën sulmin e gurëve, por jeni edhe nën sulmin e ekraneve.

Kjo është absolutisht rrëqethëse, pasi, siç e tha ministri, kjo po ndodh në Francë, kjo po ndodh në Itali, kjo po ndodh në Portugali, kjo po ndodh në Belgjikë. Kjo paralajmërohet se do të ndodhë kudo, por në asnjë nga këto vende, asnjë parti politike nuk ka dalë të mbajë anën e dhunuesve. Nuk ka dalë t'u bëjë hyzmet flakëve mbi institucione. ervin demo revolta e dhunshme Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Braçe kërkon ndihmë nga ndërkombëtarët, por hesht për përgjegjësinë e qeverisë: Dhuna nuk është alternativë 19 Tetor 2026, 08:0108:01Politike Gazi në selinë e PD, Berisha akuzon Ramën: Skenari për të sulmuar dy partitë dështoi, policia u hakmor ndaj demokratëve! 18 Tetor 2026, 21:1521:15Politike “Mbushën selinë me gaz”/ Bozdo dhe Këlliçi akuzojnë Ramën për ndërhyrjen e policisë: Ishte skenar i përgatitur! 18 Tetor 2026, 20:5320:53Politike Goditje nga PE për Ramën: Të fajësosh të huajt për revoltën kundër korrupsionit, fyerje për shqiptarët! 18 Tetor 2026, 20:1920:19Politike Moska i rrëzon alibinë Ramës: Nuk kemi lidhje me protestat, mos na akuzo ne për hallet e tua 18 Tetor 2026, 20:0420:04Politike “Rama të largohet përgjithmonë nga Shqipëria”/ Propozimi nga Austria: Të tërhiqet në Vjenë, të mos kthehet më në politikë 18 Tetor 2026, 19:2619:26Politike