Lajme Zone
Dje Berisha i rrahu me shpulla studentët në shesh por çfarë do ju bënte nëse do ishte kryeministër?
PolitikëPamfleti

Dje Berisha i rrahu me shpulla studentët në shesh por çfarë do ju bënte nëse do ishte kryeministër?

Falangat e tij rrihnin çdo student që hidhte sloganin “Rama Burg, Berisha në burg”.

Pamje nga përplasja e demokratëve me qytetarin dje Nëse nuk largojnë Sali Berishën nga politika, nuk do ta rrëzojnë kurrë Edi Ramën, sepse ai edhe po dha dorëheqjen, i fiton sërish përballë Sali Berishës dhe disa partive që luftojnë kundër njëra-tjetrës apo studentëve me maska që s’kanë këllqe të nxjerrin një listë. Dje dhuna në Bulevard kishte një emër: Sali Berisha.

Falangat e tij rrihnin çdo student që hidhte sloganin “Rama Burg, Berisha në burg”.

Dje çdo idiot e kuptoi që pengesa kryesore serioze e studentëve është Partia Demokratike.

Me një vendosmëri të paprecedentë, Sali Berisha ka vendosur ose ta rrëmbejë, ose ta shkatërrojë protestën.

Ashtu siç bëri më 11 dhjetor 1990, kur ua rrëmbeu 40.000 studentëve, ashtu siç bëri në 2018 para Ministrisë së Arsimit, kur e prishi me të rinjtë e FRPD-së, ashtu po vepron edhe tani.

Berishën nuk e ndal asgjë dhe s’ka për t’u tërhequr derisa ta banalizojë protestën.

Studentët, të cilët fatkeqësisht janë shumë pak në numër dhe ndodhen mes dy zjarresh:

Nga njëra anë kanë gazlotsjellësin e policisë, dhe nga ana tjetër gangsterët e Partisë Demokratike, të cilët kanë marrë urdhrin për ta rrëmbyer protestën dhe për të rrahur çdo kënd që përmend emrin e Saliut.

Dje zyrtarisht u provua që studentët janë drejt një procesi të vështirë që i çon drejt dështimit, krejt ndryshe nga Beogradi, ku opozita i la hapësirë studentëve të organizoheshin.

Studentët e Shqipërisë, ndryshe nga ata të Serbisë, po përballen me disa vështirësi:

* Nuk kanë mbështetje të madhe popullore, sepse njerëzit i mbështesin në Facebook, por nuk dalin në shesh. Kafenetë janë plot dhe bulevardi bosh.

* Ata kanë zgjedhur dhunën si mjet politik dhe kjo ka larguar pjesën më të madhe të qytetarëve të Tiranës nga protestat.

* Ata s’kanë as përfaqësues dhe as lider në protestë. Duke mos i përfaqësuar askush, nuk kuptohet se kush është student dhe kush jo.

* Shumica e tyre nuk janë studentë të pavarur, por aktivistë politikë të partive të reja të Arlind Qorrit, Adriatik Lapajt, Agron Shehajt.

* Ata janë të paqartë me kë të bashkëpunojnë dhe me kë jo.

* Ata nuk kuptojnë as kush janë partnerët dhe as kush është armiku.

* Ata janë kundër të gjithëve, por edhe kundër njëri-tjetrit.

Atëherë, si mund të fitosh luftën me Edi Ramën kur nuk di se kush e mban në pushtet këtë qeveri dhe me kë do të luftosh si aleat për ta mundur?

Dje dhuna kundër studentëve provoi se demokracia në Shqipëri është peng i atij që SHBA dhe Britania e Madhe e kanë shpallur Non-Grata dhe ende nuk e pranojnë as të futet në asnjë ambasadë dhe ka emrin Sali Berisha.

Studentët duhet të kuptojnë që pas 6 muajsh janë zgjedhjet dhe në fletën e votimit ata kanë ende vetëm dy logo: PD dhe PS.

Studentët duhet të ndërgjegjësohen që rruga për të rrëzuar Edi Ramën kalon nga opozita e shitur.

Ata duhet ta kenë të qartë që ndryshimet kushtetuese, ligjet, qeveritë teknike apo politike në bazë të ligjit themeltar votohen në kuvend dhe aty 130 deputetë janë të Ramës dhe Berishës.

Nëse nuk largojnë Sali Berishën nga politika, nuk do ta rrëzojnë kurrë Edi Ramën, sepse ai edhe po dha dorëheqjen, i fiton sërish përballë Sali Berishës dhe disa partive që luftojnë kundër njëra-tjetrës apo studentëve me maska që s’kanë këllqe të nxjerrin një listë.

Në këto kushte, studentët kanë tre alternativa:

1. Të krijojnë partinë e tyre dhe të garojnë kundër të gjithëve, partive të reja apo të vjetra.

2. Të bashkohen me partitë e reja dhe të mbështesin Arlind Qorrin për të fituar si kryetar të Bashkisë Tiranë, si beteja e parë kundër dyshes Rama-Berisha.

3. Të rrethojnë të shtunën Partinë Demokratike deri në thyerjen e patericës së fundit që i ka mbetur Edi Ramës.

Largoni Berishën që të shpëtoni demokracinë, Shqipërinë dhe më pas ndryshoni qeverinë. 5 Komente H Hyd 8 Nëntor 2026, 09:40 Vazhdoni me diversioni ju ,qe jetu ju duhet Jen ne sherbimi rmt e Rames Përgjigjjuni K Kina robt! 8 Nëntor 2026, 10:08 Nuk kane "kellqe" studentet, thote kellira e rradhes qe i lepihet cdo felliqsire qe i hedh kocken e rradhes. Përgjigjjuni B Bob lu 8 Nëntor 2026, 10:19 Ju nuk e do I Brrisjen , dhe shout

Ni e dis informing , kjo eshte Pune juaj .. Fje nuk I I Shane ship lake students e ? Po me provocation dhe patronazhist I Rames Qe kur ka dale PD 1990 e deri me sot a, partia komuniste , partia e pines se Shqiperise dhe partia socialists qe kur u themelua the po ndroje vetem emrin per Te bete makiazh po ideologies dhe cv e kemi si partite paradise , Jane mate vetem me Berishen duke shift cdo dite , duke where e mallard vetem Berishen . Sot na duket Te zakonedhme se kemi 36 vite qe I rejoined keto share e shpifje . Duhet Te rinovoheni beni updating , mos qe drink ne fronted e vjetra komuniste Përgjigjjuni Q Qytetar 8 Nëntor 2026, 11:23 E vertete ,.e dhimshme ..por utopike për t'u realizuar qe të ndryshohet Shqiperia?,.. Përgjigjjuni c cimi 8 Nëntor 2026, 13:12 Pikerisht kjo eshte arsyeja pse nuk nxjerrin Lider studentet. Ne kohen e duhur do dale perfaqesia e tyre. Nqs del dikush tani 2 katilet e vrasin. Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Forum Spiunët në Hungari dhe spiunët që mbajnë peng Shqipërinë 7 Nëntor 2026, 20:4820:48Forum Plani për shpërndarjen e demonstratës 7 Nëntor 2026, 20:3020:30Forum Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?! 7 Nëntor 2026, 18:2518:25Forum Hungaria hap dosjet e komunizmit: Mes së vërtetës historike, traumave sociale dhe luftës politike 7 Nëntor 2026, 14:4614:46Forum Përse pasuria nuk krijoi elitë në Shqipëri? 7 Nëntor 2026, 13:5613:56Forum Revolucioni që brezi i ri e bëri ndryshe! 7 Nëntor 2026, 10:2210:22Forum