Lajme Zone
KulturëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 11 burime — Krahaso mbulimin →

Djali i kushëririt iu vra në atentat/ I afërmi: Konflikti ynë dihet nga të gjithë, Aleksandri punonte në furrë buke


SHKODËR- Aleksandër Koçeku u vra në Karmë të Kirit në Dukagjin. Vrasja dyshohet se ka ndodhur për gjakmarrje.

SHKODËR- Aleksandër Koçeku u vra në Karmë të Kirit në Dukagjin. Vrasja dyshohet se ka ndodhur për gjakmarrje.

Një gjë të tillë e bën të ditur kushëriri i viktimës Mark Koçeku. Para 8 vitesh, Angjelin Shkambi u vra me armë zjarri në Shkodër ndërsa autori i kësaj ngjarje Artan Koçeku është në burg si dhe është vëllai i Aleksandër Koçekut që u vra sot.

“Babain i tij e kam djalë xhaxhai. Konfliktin e di shteti, e di gjithkush. Është ruajtur, por njeriu duhet të dalë edhe për të siguruar jetesën. Ne kemi një konflikt, e dini edhe ju. Kemi edhe një familjar në burg për atë çështje, pasi kishte një gjak borxh. Për ndonjë motiv tjetër nuk di të them”, u shpreh ai.

Aleksandër Koçeku rreth 42 vjeç u qëllua me breshëri plumbash në fshatin Lin në aksin Kir-Prekal të Dukagjinit. Policia vijon hetimet për ta zbardhur të plotë ngjarjen e rëndë.

Po ashtu Aleksandër Koçeku ka qene nen hetim si i përfshirë për vrasjen e Pavlin Preka ne Grude te Re ngjarje e ndodhur një vit me parë. Ndërsa për këtë ngjarje janë arrestuar Vasel Koçeku dhe Klaudio Lisaj.

Vasel Koçeku është i dyshuari kryesor i vrasjes se Pavlin Preka. Prokuroria e Shkodrës ka njoftuar se e ka shtyrë për tre muaj hetimet për ketë ngjarjeje. Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të ngjarjes./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet aleksander kocekushqiperivrasje