Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Ditën shërbëtorë të shtetit, natën roje lokalesh! Punësimi i ndaluar i policëve dhe konflikti i interesit kur krimi menaxhon klubet


Uniformave blu u lejohet që të kenë një punë të dytë. Por një Rregullore e Policisë së Shtetit, e miratuar në vitin 2025, përcakton qartë 11 fusha në të cilat ata mund të angazhohen jashtë orarit zyrtar.

Rastet e dhunshme në dy klubet e natës në bregdet, në Ksamil ku mbeti i vrarë i riu nga Portugalia, dhe në Sarandë ku u godit shefi i krimeve, kanë nxjerrë në pah një fenomen të vjetër e problematik. Atë të punësimit të efektivëve të policisë si roje sigurie, ndonëse është ligjërisht e ndaluar. Në vetëm 7 ditë 5 punonjës të strukturave shtetërore të sigurisë u arrestuan dhe u pezulluan nga detyra. *** Miosid Matushaj, Luciano Seferi dhe Romeo Shehu, tre punonjës të strukturave të ndryshme të Policisë, pas përfundimit të orarit zyrtar shkonin në resortin “Principote” në Ksamil. Por jo për të pushuar. Atje vijonin një punë të dytë, atë të rojeve private të sigurisë. LEXO EDHE:Vlorë/ Dhunohet me sende të forta një person, ekipi mjekësor në vendngjarje Të tre efektivët ishin të pranishëm edhe natën kur një konflikt përfi me vrasjen e 20-vjeçarit me shtetësi portugeze, Luis Miguel Varela Mendes. I riu u godit me thikë nga Sokrat Vata dhe humbi jetën si pasojë e plagëve. Pas ngjarjes, Miosid Matushaj, oficer i Policisë së Shtetit në Gjirokastër, Luciano Seferi, punonjës i Policisë së Burgjeve në Fier, dhe Romeo Shehu, efektiv i Policisë Bashkiake të Gjirokastrës, u arrestuan dhe u pezulluan nga detyra. Vetëm pak ditë më parë, pas një sherri në “Orange Club”, në Sarandë, ku u dhunua shefi i Krimeve në komisariatin e këtij qyteti, dy efektivë të tjerë u pezulluan nga detyra. Edhe ata punonin si roje sigurie në këtë lokal. Të dy rastet kanë rikthyer në vëmendje një fenomen të vjetër, punësimin e efektivëve të policisë, madje dhe të atyre të njësive elitare, si truproja apo roje sigurie në lokale nate dhe biznese private. Uniformave blu u lejohet që të kenë një punë të dytë. Por një Rregullore e Policisë së Shtetit, e miratuar në vitin 2025, përcakton qartë 11 fusha në të cilat ata mund të angazhohen jashtë orarit zyrtar. Dhe në asnjë prej tyre nuk përfshihet puna si roje sigurie apo truprojë në lokale nate dhe biznese private. Përveçse i paligjshëm, angazhimi i efektivëve në lokale nate si roje sigurie ngre pikëpyetje të rënda për një konflikt të pastër interesi. Gjatë ditës ata ushtrojnë autoritetin e shtetit, ndërsa në mbrëmje paguhen për të mbrojtur interesat e një biznesi privat, që shpesh, në rastet e lokaleve të natës, ka rezultuar të menaxhohen nga emra me një të kaluar problematike. Rasti i Ksamilit, është dhe më emblematik. Tre punonjësit e strukturave të sigurisë publike, jo vetëm që nuk ndërhynë, por ata as që e denoncuan vrasjen që i mori jetën 20-vjeçarit portugez. PUNËT E DYTA QË MUND TË BËJNË POLICËT:a)në fushën e mësimdhënies që nuk lidhen me veprimtarinë policore;b) kurse, trajnime që nuk lidhen me veprimtarinë policore; c) në fushën e artit, kulturës, eventeve kulturore, krijuese, në pikturë e fotografi; ç) veprimtari artizanale, bujqësore; d) punime dhe prodhime të sendeve;dh) pjesëmarrje në aktivitete sportive, kulturore dhe gara; e) mbajtja e palestrave private, sportive për komunitetitin; ë) zhvillimi i aplikacioneve, faqeve të internetit, programim, disajn;f) konsulencë në fusha të teknologjisë, menaxhimit të projekteve jashtë veprimtarisë policore;g) investime në pasuri të paluajtshme, veprimtari imobiliare, dhënie me qira shitje dhe blerje të pronave);gj) hapja dhe menaxhimi i bizneseve të ndryshme etj., që nuk bien ndesh me rregulloren e Policisë G.M./E.H/Shqiptarja.com TAG: Romeo Shehu Luciano Seferi Miosid Matushaj Luis Miguel Varela Mendes trupoje Vlore policia e shtetit Ksamil vrasja e portugezit Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Lala: 20/08/2026 15:41 Kur ste del rroga ca do besh? Per kete ta kishe bere artikullin.spunojn neper klube se Jan cuba Po sepse su del rroga dhe me profesionin qe kan vetem atje I marrin . Përgjigju asur: 20/08/2026 15:21 nuk del llogaria ne fund te mujit Përgjigju Sondazhi i ditës:

15 Gusht, 13:45

Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 56.7% Shoqëria 27.1% Social media 16.2% Vota total: 4737 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Gusht, 13:45 Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?