Erion Veliaj ka publikuar nga qelia në burgun e Fierit shënimet në ditarin e tij për takimin me Toni Gogun duke i kthyer përgjigje kërkesave që sipas kryebashkiakut, Rama ia ka përçuar me ministrin e Drejtësisë. Veliaj i thotë kryeministrit se nuk mundet ta shantazhojë e frikësojë duke i kujtuar të gjitha periudhat kur ka qëndruar krah tij në momentet që të tjerët e braktisën. LEXO edhe...Progresraporti i KE për Shqipërinë, reagon Bardhi: Ka skanuar keqqeverisjen e Ramës, rendit arsyet për të cilat studentët protestojnë! (VIDEO) Më tej shton se nuk ka asnjë lidhje me protestat që kanë sjellë edhe dëmtime të shumta në Tiranë e në bashki, për të cilat ai shprehet se për të janë të dhimbshme. Ai thotë se nuk ka asnjë mundësi si të ndodhë rrëzimi i rendit kushtetues prej tij nga burgu. Përgjigjen që i jep kryeministrit është se nuk e “intimidon dot me këto sajesa që i përbuz me neveri.” Ramës i thotë se Partinë Socialiste nuk e ka fuqizuar pasi ka bërë pjesë të saj “skorjet e Berishës” duke etiketuar Dashnor Sulën. Në këtë pikë, Veliaj evidenton figurat që ai ka fuqizuar në bashkinë e Tiranës ku për të gjithë thekson kontributin e tyre në PS. Sa për delegimin e bashkisë te Arbër Hajdari, Veliaj e bën të qartë se s’ka ndërmend ta bëjë. “Ndaj hajt ta promovojmë Arbrin, s’është djalë i keq, por delegimin nuk e bëj më”, shprehet ai. Ndërsa për heqjen dorë nga përfaqësimi prej avokatit Plarent Ndreca, thotë se ai ka ndërmarrë role thelbësore gjatë kësaj periudhe. “Plaro m’u bë shok, mik e avokat. Para vakisë ishim bashkëpunëtorë, po ngaqë ju ikët a s’ju la udhëheqësi, mbeta veç me Plaron e tani them më mirë 1 i saktë se 1000 servilë kot”, thotë Veliaj. Takimi me Gogun, sipas shënimeve, është mbyllur në mesnatë. Ministri i ka dhuruar dy libra Veliajt dhe më pas është larguar. Shënimet e Erion Veliajt Përgjigjet e mia: TG 1 - Transferim si “nder” + protestat - E kuptoj që je veç lajmësi, jo autori – s'të vë faj ty, mbetesh miku im, pavarësisht rolit. - Turp që KM merret vetë me internimet. - Nëse R. mendon se duke më larguar dhe izoluar nga familja bëhet i madh – he belittles himself – dhe gardianët në burgje e tallin. - Bëtë goditje të madhe, për të dalë kaq të vegjël, pity. - Më çoni dhe në Spaç po deshët, nuk përkulem e nuk shantazhohem. - Çfarë “nderi” duhet t’i njoh KM? Që negocion me prokurorët për sa akuza do kem e sa vite do marr? - Ç’a dmth hera e fundit si baba? Kërcënim? - Kjo e prok që thua “duan të më hanë të gjallë, e më duan të vdekur” është turp për ju që bëni këto muhabete - Nuk jam organizator e financues as i Flamingove, as studentëve - këto janë gjepura si në kohë të Enverit! Ku është katandis shteti, gjeti armikun e brendshëm - Kur ruaja unë Tiranën nga dhuna 54 javë digjej bashkia s’ju akuzoja ju dhe pse digjej BT me molotovë e s’lëvizi gishtin kush. - Si mund të rrëzoj rendin kushtetues nga burgu? A jeni në vete apo e thoni të qetësohet KM? I kuptoni fjalët që thoni? Ju paska thënë dhe terrorizëm! HAHA - Unë nuk i bie shtëpisë sime me gurë. PS jo e jo, po flas Tiranën. Jam marrë me çdo semafor, pllakë në shesh, sinjalistikë etj. më dhemb më shumë se të gjithë ju bashkia. - Po ju s’keni nga ta dini, keni një qeveri ku asnjë ministër s’ka bërë një ditë opozitë. - Unë isha aty në 21 janar, aty për grevën e urisë, aty në “28 janar” (e di KM sh mirë), e verën 2011 me R e lanë të gjithë vetëm. - Ku ishin këta sot ministra? Ndaj e kanë kollaj ta gjënjejnë e helmojnë, me “armiq të brendshëm” se s’kanë as memorie, sillen si palaçot tek “rrobat e mbretit” - Bëra dy postime politike vetëm - 1 për Hashën dhe UÇK + 1 për Vuçiçin. Nuk flisni me mua 20 muaj e ju kap tartakuti e merreni me birucat. I qëndroj postimeve, ju merruni me birucat. - Përgjigja për KM është: Nuk i organizoj protestat, po as nuk më intimidon dot me këto sajesa që i përbuz me neveri. Fuckin’ grow up, ku ju del koha të merreni. - Jo këtu, po në Spaç të më çoni 100 vjet nuk më përkulni dot. Ta harrojë R. 2 - Nuk e delegoj BT. E delegova 18 muaj. Mandatin ma dha GJK dhe populli i majtë e qytetar 160 mijë vota - 0 shkolla - 0 pemë të mbjella - 0 investime të reja - 0 vendime të rëndësishme - 0 kredi të lëshuara, madje humbëm dhe Katarin te Bulevardi Ri, dhe BEI te Lana - Në pak javë që e mora u zhbllokuan 6 shkolla në shtator, +1500 kredi të buta - Jo se jam më i afti, po se jam zgjedhur, ndaj dhe më i përgjegjshëm - KM premtoi do merrej vetë, po plehrat u bënë mullar, ikën socialistët dhe sollët Dash Sulën e vogël që vinte gjoba. Pse mbaruan njerëzit që sollën fitoret me PS? - Riktheva Bashkinë te Socialistët e qytetarët; Etleva 24 karat socialiste e jona, e ndershme e aftë. - Sadi ish prefekt e deputet socialist, me kontribute si tironc e në PS. - Sarën që fëmijë e kam pasur në FRESSH - ka dhënë vitet më të mira në PS+BT - PS nuk rritet nga skorjet që hedh Saliu, po nga promovimi i të rinjve brenda e jashtë PS - Ndaj hajt ta promovojmë Arbrin, s’është djalë i keq, por delegimin nuk e bëj më - Fool me once, shame on you, Fool me twice, shame on me 3 Përgjigja për Plaron - 20 muaj s’më latë asnjë këshilltar tjetër. Ti vetë vjen pas 2 vjetësh. Me kë të këshillohem unë? Me muret? - A më thua që KM cakton birucat, takimet, vizitat në spital? Ç’a më thua këshillohu? - A ju shkruajti në chat grupe për Etjenin, mos u merrni? - Plaro m’u bë shok, mik e avokat. Para vakisë ishim bashkëpunëtorë, po ngaqë ju ikët a s’ju la udhëheqësi, mbeta veç me Plaron e tani them më mirë 1 i saktë se 1000 servilë kot. - 24:00 e mbyllëm. Më solli dy libra e falenderova, ai u largua me drejtorin, unë u riktheva në qeli me paterica. - I urova të mira e të fala, po nuk pranoj afera të paligjshme. Share Lajm në përditësim… P.J/A.E/ReportTv.al burgu i fierit toni gogu edi rama erion veliaj Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 55.4% Veliajn 24% Asnjërin 20.7% Vota total: 484 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?

