Festivali Kombëtar i Filmit Shqiptar vijon rrugëtimin e tij në ditën e shtatë të edicionit të 14-të, me një program të pasur që ndërthur filmin, kujtesën kinematografike dhe takimet profesionale të industrisë. Kjo e mërkurë nisi me dy projeksione paralele në orën 10:00. Në Sallën e Madhe të Universitetit të Arteve u shfaq film “Engjëjt janë larg”, me regji të Gjergj Xhuvanit, ndërsa në “Black Box”, “Burri i Shtëpisë”, me regji të Andamion Muratajt, pjesë e kategorisë “Vepër e Parë”. LEXO edhe...Yllka Gjollesha: Zoti Blushi, e dini pse kinemaja shqiptare ka zgjedhur Në Kinema Agimi, programi vijon me Programin Special V, ku publiku mund të ndjekë filmat “Sahatçia” me regji të Gjergj Mazit dhe “Anuloje Ligjin”, të Fabrizio Bellomos. Në mesditë, në Sallën e Madhe të UA u shfaq filmi “Vëthi i Munguar”, me regji të Bujar Alimanit, ndërsa në “Black Box” shfaqet “Legjenda e Bastunit”, filmi i Xhosli Ramës. Programi i pasdites sjell gjithashtu rishfaqje të disa prej projeksioneve të ditëve të mëparshme. Në Kinema “Agimi” rikthehen dokumentarët e Programit Dokumentar IV, ndërsa në orën 17:00 publiku mund të ndjekë një tjetër dyshe filmash: “Një Jetë Me Ty” me regji të Erion Kames dhe “Derë e hapur” të Florenc Papasit. Mbrëmja vijon me filma të kategorive të ndryshme. Në orën 19:00 shfaqen “Këtu vallëzohet me hijet” me regji të Pluton Vasit dhe “Streha Mes Reve” e Robert Budinës. Ndërkohë, në Kinema “Agimi” rikthehet Programi Special III, me dy filma të Artur Gorishtit. Një nga pikat e rëndësishme të ditës është eventi qendror dedikuar “Balkan Film Market”. Dita e shtatë mbyllet me tri projeksione në orën 21:00. Në Sallën e Madhe shfaqet “Portreti i Pambaruar” i Namik Ajazit; në Black Box, “Bota” me regji të Iris Elezit; ndërsa në kinema “Agimi” prezantohet një film dokumentar. B.G/ReportTv.al Festivali Kombetar i Filmit Shqiptar filma filmi Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.2% Magjistratëve 15.7% Nuk e di 6.1% Vota total: 2432 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?

