Lajme Zone
Dita e parë e shkollës në Kavajë, kryebashkiaku Fisnik Qosja mesazh urimi për të gjithë nxënësit
Të tjeraSyri

Dita e parë e shkollës në Kavajë, kryebashkiaku Fisnik Qosja mesazh urimi për të gjithë nxënësit

Sot ka nisur viti i ri shkollor edhe në shkollën 9-vjeçare “Mehmet Babamusta” në Kavajë. Oborri i shkollës është mbushur me fëmijë, lule dhe buzëqeshje, ndërsa nxënësit janë takuar me emocion me shokët dhe shoqet e klasës pas pushimeve verore.

Sot ka nisur viti i ri shkollor edhe në shkollën 9-vjeçare “Mehmet Babamusta” në Kavajë. Oborri i shkollës është mbushur me fëmijë, lule dhe buzëqeshje, ndërsa nxënësit janë takuar me emocion me shokët dhe shoqet e klasës pas pushimeve verore. Me lule në duar, fëmijët kanë uruar mësueset e tyre në këtë ditë të veçantë, duke përcjellë emocionet e fillimit të një tjetër viti shkollor.Lexo edhe:‘Viti i ri shkollor nis në një mjedis të polarizuar social’/ Sindikata e Arsimit: Politikat arsimore, të pa mjaftueshme Një vëmendje të veçantë kanë pasur nxënësit që ulen për herë të parë në bankat e shkollës, për të cilët kjo ditë shënon nisjen e një etape të re. Në këtë ditë të parë të shkollës, nxënësit janë përshëndetur edhe nga kryetari i Bashkisë Kavajë, Fisnik Qosja, i cili u ka uruar të gjithë fëmijëve një vit të mbarë shkollor, me rezultate të mira dhe suksese, duke i kushtuar një urim të veçantë vogëlushëve që nisin për herë të parë rrugëtimin e tyre në shkollë.