Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

‘Dita e gjykimit do të vijë edhe për ju’, protestuesja përplaset me Kryemadhin: S’kam firmosur asnjëherë bordero, më vjen keq që kam votuar ca ligje (VIDEO)


Ndërsa po jepte një deklaratë për mediat pas daljes nga Gjykata e Posaçme, Monika Kryemadhi u përball edhe me një protestuese. Protestuesja, e cila u prezantua si Artemisa, i tha ish-deputetes se gabimet e politikanëve kanë dëmtuar të ardhmen e të rinjve. Kryemadhi ia ktheu se e vetmja keqardhje që ka është se ka votuar disa ligje.

Ndërsa po jepte një deklaratë për mediat pas daljes nga Gjykata e Posaçme, Monika Kryemadhi u përball edhe me një protestuese. Kjo e fundit po qëndronte disa hapa larg duke e filmuar dhe gjeti rastin t’i kthente përgjigje në momentin që Kryemadhi u shpreh se do të ketë një ditë gjykimi për të gjithë. Protestuesja, e cila u prezantua si Artemisa, i tha ish-deputetes se gabimet e politikanëve kanë dëmtuar të ardhmen e të rinjve. Kryemadhi ia ktheu se ajo s’ka firmosur kurrë asgjë, ndërsa e vetmja keqardhje që ka është se ka votuar disa ligje. Monika Kryemadhi: Dita e gjykimit do të na vijë të gjithëve. LEXO EDHE:Bojkoti ndaj rregullores së GJKKO, dështon sërish gjyqi ‘Meta’! Avokatët gjobë 5 mijë lekë (të rinj), kreut të PL i pezullohen afatet e paraburgimit: Situata me porosi të Agasit Artemisa: Edhe për ju Monika, për të gjithë. Monika Kryemadhi: Patjetër zemra ime. Si e keni emrin? Artemisa: Jam Artemisa, jam një protestuese. Monika Kryemadhi: Dhe unë të them mos u tërhiq Artemisa, mësoni nga gabimet tona, mësoni nga gabimet e të tjerëve. Artemisa: Gabimet tuaja i kanë shkaktuar shumë pasoja të ardhmes sonë. Monika Kryemadhi: Artemisa, unë për fatin tim të mirë dhe të keq, nuk kam firmosur asnjëherë bordero shteti. Për fatin tim të mirë dhe të keq, jam marrë vetëm me njerëz të cilëve u kam kërkuar të më votojnë dhe kanë pasur lidhje miqësore me mua. Për fatin tim të keq kam votuar ligje të cilat sot do të vijnë tek unë, kanë ardhur tek unë para 4 vjetëve, por pas 4 muajsh do të vijnë te ti, të jesh e sigurt. P.J/E.H/Shqiptarja.com TAG: monika kryemadhi GJKKO protestues Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

30 Shtator, 16:02

Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 72.7% Jo 23% Jam i/e dyzyuar 4.2% Vota total: 1463 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 30 Shtator, 16:02 Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?