“Bashkë me qeverinë e Kosovës të krijojmë bibliotekën digjitale.”118-vjetori i Kongresit te Manastirit, që është shndërruar në festën kombëtare të Alfabetit ka bërë bashkë shqiptarët këndej dhe andej kufirit. Në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip, u organizua dhe një aktivitet përkujtimor, ku ishte i pranishëm kryeministri Rama dhe kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi.Rama foli për rëndësinë që ka 22 nëntori i 1908 ku u mblodhën bashkë burrat shqiptarë, të cilët vendosen sesi do të shkruhej Gjuha Shqipe, por duke veçuar një grua si Parashqivi Qiriazi, që ishte pjesë e Kongresit.“Këtu erdhën në ato ditë njerëz malesh, luginash e brigjesh deti, që faleshin në mënyra të ndryshme, që e flisnin shqipen me regjistra të ndryshëm dhe që, kur vinte puna te alfabeti, kishin parapëlqime krejt të ndryshme për shkronjat që do të merrnin përparësi. Në fund, Kongresi pranoi dhe i hapi rrugën një tjetër uljeje rreth oxhakut shumë dekada më vonë, kur gjuha shqipe u njehsua në trupin që sot e gjithë ditën mbart bashkë kombin tonë. Mes burrave të këtij Kongresi ishte dhe një grua e re nga ky qytet: Parashqevi Qiriazi dhe një vit më pas botoi këtu në Manastir abetaren e saj. Dhe shumë vite më vonë, Parashqevi Qiriazi u bë frymëzim edhe për ne kur miratuam abetaren e përbashkët me qeverinë e Kosovës”, u shpreh Kryeministri.Rama foli dhe për sfidat që kanë institucionet arsimore, por dhe qeveria për të mbrojtur shqipen ndaj dhe propozon që së bashku me qeverinë e Kosovës të ndërtojnë një bibliotekë digjitale.“Shqipja është në një agresion të madh, si të gjitha gjuhët e vendeve të vogla, në këtë kohë të teknologjisë digjitale. Duhet të shohin më tutje me një projekt afatgjatë për shqipen. Do të ishte vërtet e pajustifikueshme përballë historisë që Tirana dhe Prishtina sot, së bashku me të tjerët përreth të ndërmerrnin së bashku përsipër ndërtimin e një biblioteke të madhe digjitale të hapur për çdo fëmijë dhe çdo mësues shqiptar në mbarë botën”, tha Rama. Gjate vizitës ne Manastir, Kryeministri u ndal Konsullatën e Nderit të Republikës së Shqipërisë, në Manastir e cila shënonte 100-vjetorin e hapjes së saj.Rama pati mundësi te takohet dhe me krerët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut mes të cilëve dhe mikun e tij, Ali Ahmetin./Tv Klan

