Lajme Zone
PolitikëReport TV

Dita e Alfabetit, Rama takim me të rinjtë në Manastir! Kryeministri propozon bibliotekë dixhitale Shqipëri-Kosovë (VIDEO)


Në Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në Manastir me të rinjtë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Presheva.

Në Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në Manastir me të rinjtë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Presheva. Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë propozi një bibliotekë dixhitale për diasporën. “Për gjuhën që na bashkon si lënda bazë e identitetit tonë janë bërë sakrifica të jashtëzakomshme, janë sakrifikuar jetë dhe janë përfshirë një numër i madh njerëzish që për ta gjuha shqipe ka qenë një mision jete. Nuk duhet të harrojmë se çfarë është shqipja. Është një kopsht i madh ku duhet kultivuar dhe pasuruar. Është një kopsht që ka xhevahir. Ne duhet të angazhohemi për të bërë një bibliotekë dixhitale, që nga leximi i shqipes deri te leximi i veprave. Një bibliotekë ku të jetë e kyçur pasuria e shqipes. Qeveria e Shqipërië do ta marrë këtë hap. Teknologjia na jep një ndihmë të madhe. LEXO edhe...Rama takim me të rinjtë në Manastir: Ata që duan të duartrokasin, tremben nga ata që gjuajnë me gurë Të marr duartrokitje nga më të rinjtë sot nuk është diçka që ndodh përditë ju e dini këtë. Se ka të rinj që duartrokasin dhe nga ata që nuk duartrokasin. Të rinj që entuziasmohen dhe të rinj që hidhërohen. Sepse jemi në në një kohë që ata që duan të duartrokasin tremben nga ata që gjuajnë me gur, ata që duan të flasin tremben nga ata që nuk duan të flasin”, tha Rama ndër të tjera. Lajm në përditësim… Ora 21:11 Rama takim me të rinjtë në Manastir: Ata që duan të duartrokasin, tremben nga ata që gjuajnë me gurë Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Manastir, në Europe House, pati edhe një takim me të rinjtë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Presheva, si dhe me rektorë e përfaqësues të universiteteve.Në fokus ishte arsimi, identitetin jonë kulturor, bashkëpunimin mes të rinjve dhe të ardhmen e përbashkët europiane, në ditën e Alfabetit Shqip.Në mbyllje të fjalimit të tij, ai u shoqërua me duartrokitje, e në këtë moment, kreu i qeverisë dha dhe një koment në lidhje me vazhdën e protestave në Shqipëri.“Sot është një kohë pak e veçantë sepse ata që duan të trokasin tremben nga ata që gjuajnë me gurë, ata që duan të flasin tremben nga ata që nuk të flasin, e për shkak të një kohe që është kalimtare sigurisht, duartrokitjet janë më të mirëpritura se zakonisht”, tha Rama. Share Xh.K/E.H/ReportTv.al Maqedoni e Veriut Manastir dita e alfabetit edi rama Komento Komente Sondazhi i ditës: Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve? Dialogu 71% Protesta 23.2% Asnjëra 5.7% Vota total: 1635 Sondazhi i ditës: Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve?