Protesta në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 85-të, teksa qytetarët përsërisin kërkesën e tyre kryesore, largimin e klasës politike. Siç ndodh prej më shumë se dy muajsh grumbullimi filloi në sheshin Skëndërbej, nga ku qytetarët më pas shkuan drejt destinacionit të përditshëm, Kryeministrisë, ku mbajtën edhe fjalimet me megafon.
Ndër folësit ishte edhe aktori Mehdi Malkaj i cili tha se do të vijojë të jetë pranë protestës, duke shprehur “Këta kanë kaq frikë sa na numërojnë ditë për ditë se sa jemi”.
“Këta idiotët kanë kaq frikë sa na numërojnë ditë për ditë se sa jemi. Jo vetëm të dorëhiqet, por të heqim edhe dorëvënien. Jam gjithmonë me ju. Kushdo, kush ka kohë për të ardhur duhet të vijë. Sa gjej hapësirë, vij me vrap te ju. O nëne nëne si do ikin këta…”, u shpreh Malkaj.
Pas fjalimeve në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit”, siç e do tradita, qytetarët do të nisin marshimin e tyre në kryeqytet. Top Channel

