Lajme Zone
Dita e 80-të e protestës, nënat dhe gratë i prijnë marshimit
PolitikëJOQ Albania

Dita e 80-të e protestës, nënat dhe gratë i prijnë marshimit

Pas fjalimeve të mbajtura përpara Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës, duke vijuar për të 80-ën natë radhazi protestën kundër qeverisë dhe klasës politike.

Pas fjalimeve të mbajtura përpara Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës, duke vijuar për të 80-ën natë radhazi protestën kundër qeverisë dhe klasës politike.

Edhe këtë mbrëmje, qytetarët kanë dalë në rrugë me flamuj kuq e zi dhe pankarta në duar, ndërsa marshimi është shoqëruar me thirrje të forta. Mes thirrjeve të dëgjuara gjatë protestës ka qenë “Shqipëria kërkon revolucion”, “Nesër më shumë”, “Ju erdhi fundi”, “Shqipëri e Re”, “Rama, jepe dorëheqjen” dhe “Ndryshim sistemi”.

Një tjetër detaj që ka tërhequr vëmendjen është prania e nënave dhe grave në vijën e parë të marshimit. Për të dytën ditë radhazi, ato janë vendosur në krye të protestuesve, duke mbajtur flamujt kuq e zi në duar dhe duke udhëhequr turmën në rrugët e kryeqytetit.

Me flamujt kombëtarë të ngritur lart, protestuesit kanë vijuar marshimin mes thirrjeve kundër qeverisë dhe kërkesave për ndryshim, ndërsa prania e grave dhe nënave në krye të turmës është kthyer në një nga pamjet më të spikatura të dy netëve të fundit.

Prej 80 ditësh, qytetarët mblidhen çdo mbrëmje përpara Kryeministrisë dhe më pas vijojnë marshimin në rrugët kryesore të Tiranës, duke e kthyer protestën në një tubim të përnatshëm.

Edhe në ditën e 80-të, protesta është mbyllur me marshimin e qytetarëve në kryeqytet, nën flamujt kuq e zi dhe thirrjet për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimin e sistemit. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)