Lajme Zone
Dita e 77-të, diaspora i jep forcë protestës: Rama e ka mbushur kupën!
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Dita e 77-të, diaspora i jep forcë protestës: Rama e ka mbushur kupën!

Prania e emigrantëve pritet të rrisë pjesëmarrjen. Organizatorët kishin paralajmëruar më herët se datat 14, 15 dhe 16 gusht do t'i shfrytëzonin për tubime me pjesëmarrje më të gjerë, pikërisht për shkak të numrit të lartë të shqiptarëve të diasporës që ndodhen në Shqipëri gjatë sezonit veror.

Dita e 77-të e protestës Protesta kundër qeverisë së Edi Ramës dhe klasës politike ka hyrë në ditën e 77-të. Qytetarëve që prej më shumë se dy muajsh protestojnë në Sheshin “Skënderbej” po u bashkohen edhe shqiptarë të ardhur nga diaspora. Ka nisur dita e 77-të e protestës së qytetarëve kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama dhe klasës politike. Protestuesit janë mbledhur sërish këtë 15 gusht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa këtë herë tubimit po i bashkohen edhe shqiptarë të ardhur nga diaspora.

Prania e emigrantëve pritet të rrisë pjesëmarrjen. Organizatorët kishin paralajmëruar më herët se datat 14, 15 dhe 16 gusht do t'i shfrytëzonin për tubime me pjesëmarrje më të gjerë, pikërisht për shkak të numrit të lartë të shqiptarëve të diasporës që ndodhen në Shqipëri gjatë sezonit veror.

Qytetarë të ardhur nga jashtë vendit deklarojnë se Edi Rama “e ka mbushur kupën” dhe duhet të japë dorëheqjen. Ata thonë se qeveritë dhe klasa politike i kanë gënjyer qytetarët gjatë këtyre viteve dhe se emigrimi masiv tregon, sipas tyre, pasojat e politikave të ndjekura në vend.

Kjo është edhe arsyeja pse organizatorët e konsiderojnë pjesëmarrjen e diasporës një zhvillim të rëndësishëm për protestën. Për më shumë se dy muaj, tubimi është mbështetur kryesisht te qytetarët që ndodhen në Shqipëri.

Protesta nuk drejtohet vetëm kundër qeverisë Rama. Organizatorët e kanë shtrirë kundërshtimin ndaj klasës politike që ka drejtuar vendin gjatë viteve të fundit. Pikërisht këtë mesazh përcjell edhe një prej sloganeve të përdorura gjatë tubimeve, “Rama në burg, Berisha në burg”, krahas thirrjeve “Shqipëria kërkon revolucion”, “Poshtë korrupsioni”, “Drejtësi për qytetarët” dhe “Nuk ka kthim pas”.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e qeverisë së Edi Ramës dhe shfuqizimin e ligjit për statusin e investitorëve strategjikë. Ata kërkojnë gjithashtu anulimin e “Paketës së Maleve” dhe kundërshtojnë ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura dhe në ligjin për trashëgiminë kulturore. Sipas organizatorëve, këto ndërhyrje ligjore cenojnë interesin publik dhe pasuritë natyrore e kulturore të Shqipërisë.

Organizatorët kanë paralajmëruar vijimin e protestave, duke ruajtur të njëjtat kërkesa ndaj qeverisë dhe klasës politike.protesta Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Zjarr në Bushkash të Matit, flakët përfshijnë varrezat e fshatit; rrezikohen banesat 15 Gusht 2026, 19:4019:40Aktualitet Fluks i lartë në kufi, radhë të gjata automjetesh në Kapshticë dhe Qafë-Thanë 15 Gusht 2026, 18:1918:19Aktualitet Zjarret në Shqipëri, 13 vatra mbeten aktive; situatë problematike në Dibër 15 Gusht 2026, 17:5117:51Aktualitet Pyjet e Lurës shkrumbohen, ata që paguhen për t’i mbrojtur jetojnë në Tiranë 15 Gusht 2026, 16:5516:55Aktualitet 'Drogë teknologjike' për fëmijët, sociologu ngre alarmin: Rrjetet sociale sjellin ankth dhe izolim 15 Gusht 2026, 15:1015:10Aktualitet Ministria e Mbrojtjes bën bilancin e 24 orëve të fundit: 12 vatra zjarri në vend, 9 ende aktive 15 Gusht 2026, 14:5514:55Aktualitet