Lajme Zone
Dita e 68-të e rezistencës, qytetarët nisin marshimin: Ju erdhi fundi!
PolitikëJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Dita e 68-të e rezistencës, qytetarët nisin marshimin: Ju erdhi fundi!

Pas fjalimeve të mbajtura përpara Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin e përnatshëm në rrugët kryesore të Tiranës, duke vijuar për natën e 68-të radhazi protestën kundër klasës politike.

Pas fjalimeve të mbajtura përpara Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin e përnatshëm në rrugët kryesore të Tiranës, duke vijuar për natën e 68-të radhazi protestën kundër klasës politike.

Me pankarta dhe flamuj kuqezi në duar, protestuesit po marshojnë në rrugët kryesore të kryeqytetit, ndërsa në kor dëgjohen thirrjet "Ju erdhi fundi!", që kanë shoqëruar nisjen e marshimit të kësaj mbrëmjeje.

Prej 68 ditësh pa asnjë ndërprerje, qytetarët janë mbledhur çdo mbrëmje në qendër të Tiranës, duke e kthyer këtë në një nga lëvizjet qytetare më të gjata dhe më të qëndrueshme të viteve të fundit. Organizatorët theksojnë se vazhdimësia e protestës është dëshmi e vendosmërisë së qytetarëve për të mos u tërhequr deri në arritjen e objektivave të tyre.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, largimin e klasës politike që, sipas tyre, ka qeverisur vendin për 36 vitet e fundit, si dhe reforma të thella politike. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)