Me thirrjet ‘Rama n’burg, Berisha n’burg’ protestuesit u grumbulluan sërish ditën e sotme në Sheshin Skënderbej në kryeqytet dhe marshuan drejt Kryeministrisë. Me flamuj kuqezi, pankarta dhe simbole kombëtare, ata kërkojnë dorëheqjen e Qeverisë dhe largimin e të gjithë klasës politike aktuale. Ajo që vihet re, është një pjesëmarrje edhe më e ulët se ditët e tjera, pasi në shesh ndodhen vetëm një grusht njerëzish. LEXO edhe...Debatet për ‘Territorialen’, Boçi-Ramës: Konsultimi me qytetarët, detyrim kushtetues! Revolta ka mbërritur edhe në radhët e PS Protestuesit gjithashtu kanë shprehur pakënaqësi për propozimin e PS për hartën e re territoriale (me 46 bashki nga 61 që janë aktualisht), duke theksuar se reforma do të sjellë përqëndrim të pushtetit në pak duar dhe shpopullim të zonave rurale. “Jemi këtu për të kërkuar më shumë decentralizim për pushtetin lokal dhe jo për të bërë të mundur centralizimin dhe shkrirjen e bashkive. Sepse prej 2014-ës, centralizimi prodhoi vetëm përqëndrim pushteti në pak duar, shpopullim, largim të shqiptarëve nga qytetet e vogla dhe fshatrat, sepse ndryshe nga sa u reklamua, ai përqëndrim pushteti nuk solli më shumë shërbime, por më shumë shpopullim”, tha mes të tjerash një protestues. Lajm në përditësim... R.Xh/ReportTv.al sali berisha edi rama Tirane proteste protestat kunder qeverise Komento Komente Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 56.2% 100 bashki (PD) 15.9% 61 bashki (si sot) 27.9% Vota total: 3178 Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?
