Lajme Zone
Dita e 60-të e tubimit në Tiranë, protestuesit nuk heqin dorë nga kërkesat e tyre, thirrje për qeveri teknike 12-mujore
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Dita e 60-të e tubimit në Tiranë, protestuesit nuk heqin dorë nga kërkesat e tyre, thirrje për qeveri teknike 12-mujore

Protesta e 60-të para kryeministrisë nisi me një minutë heshtje në nderim të nënës me dy fëmijët që humbën jetën nga zjarri në Shkodër.

Protesta e 60-të para kryeministrisë nisi me një minutë heshtje në nderim të nënës me dy fëmijët që humbën jetën nga zjarri në Shkodër. Më pas skenari ishte i njëjtë, pothuajse ai që ka shoqëruar të gjitha tubimet gjatë këtyre 60 ditëve.

Edhe të mërkurën e 29 korrikut, protestuesit kërkuan largimin e kryeministrit Rama dhe të gjithë klasës politike, për t’i hapur rrugë pesë kërkesave të tyre, mes të cilave edhe qeveria teknike për 12 muaj.

Pas fjalimeve, protestuesit marshuan nëpër kryeqytet, me thirrjen: Nesër më shumë! Top Channel