Pas fjalimeve të mbajtura përpara Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin e përnatshëm në rrugët kryesore të Tiranës, duke vijuar për të 59-ën ditë radhazi protestën kundër klasës politike.
Me flamuj kuqezi dhe pankarta në duar, protestuesit po marshojnë në bulevardet e kryeqytetit, ndërsa në kor dëgjohen thirrjet "Ju erdhi fundi!" dhe "Shqipëria kërkon revolucion!".
Edhe në ditën e 59-të, protestuesit ritheksuan vendosmërinë për të mos u tërhequr, duke deklaruar se do të vazhdojnë mobilizimin deri në përmbushjen e kërkesave të tyre. Vazhdimësia e protestës prej gati dy muajsh është cilësuar nga organizatorët si dëshmi e këmbënguljes dhe rezistencës së qytetarëve.
Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, largimin e klasës politike që, sipas tyre, ka qeverisur vendin për 36 vitet e fundit, si dhe reforma të thella politike. Marshimi pritet të vijojë në rrugët kryesore të kryeqytetit gjatë gjithë mbrëmjes, i shoqëruar nga thirrjet dhe sloganet e protestuesve. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

