Lajme Zone
Dita e 32-të e protestës/ Banorët e Divjakës në shesh kundër shkrirjes së bashkisë: Qeveria përgjigjet vetëm me statuse në Facebook (VIDEO)
PolitikëBalkanWeb

Dita e 32-të e protestës/ Banorët e Divjakës në shesh kundër shkrirjes së bashkisë: Qeveria përgjigjet vetëm me statuse në Facebook (VIDEO)

Banorët e Divjakës kanë zbritur sërish në shesh, duke shënuar ditën e 32-të të protestës kundër projektit të reformës administrative-territoriale të propozuar nga Partia Socialiste. Qytetarët po kundërshtojnë me forcë planin për shkrirjen e Bashkisë Divjakë me atë të Lushnjës, një lëvizje që sipas tyre i bën të humbasin jo vetëm institucionin vendor, por edhe vetë identitetin e zonës.

Banorët e Divjakës kanë zbritur sërish në shesh, duke shënuar ditën e 32-të të protestës kundër projektit të reformës administrative-territoriale të propozuar nga Partia Socialiste. Qytetarët po kundërshtojnë me forcë planin për shkrirjen e Bashkisë Divjakë me atë të Lushnjës, një lëvizje që sipas tyre i bën të humbasin jo vetëm institucionin vendor, por edhe vetë identitetin e zonës. Sipas banorëve që kanë marrë fjalën gjatë tubimit, qëndresa e tyre më shumë se njëmujore po injorohet tërësisht nga drejtuesit vendorë dhe ata qendrorë. Ata denoncojnë se në vend të një dialogu të drejtpërdrejtë apo dëgjese publike, përgjigjja e vetme që marrin nga zyrtarët është përmes statuseve në Facebook. Pavarësisht se mbrëmjen e sotme nuk ka pasur shkëputje të energjisë elektrike, qytetarët shprehen se presioni ndaj tyre për të mos marrë pjesë në protestë është mjaft i madh. Megjithatë, ata konfirmojnë se vendosmëria e tyre mbetet e palëkundur për të mbrojtur autonominë e qytetit. Edhe mbrëmja e 32-të e protestës është përmbyllur me një marshim masiv në rrugët kryesore të Divjakës. Përgjatë gjithë itinerarit nuk kanë munguar thirrjet e forta kundër qeverisë dhe vendimit për shkrirjen e bashkisë, ndërsa banorët paralajmëruan se qëndresa popullore do të vijojë pa ndërprerje deri në anulimin e plotë të këtij projekti. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb