Vendi ynë do të ndikohet gjatë ditës së sotme nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit. Sipas parashikimit meteorologjik, do të ketë vranësira të pakta dhe herë pas here mesatare, të cilat do të jenë kryesisht kalimtare përgjatë zonave me reliev të lartë malor.Lexo edhe:Kushte atmosferike të qëndrueshme! Moti për sot, 14 tetor 2026 Era do të fryjë nga drejtimi verilindje-veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 10 m/s. Në vijën bregdetare dhe në zonat luginore, ajo pritet të forcohet herë pas here, duke arritur shpejtësi deri në 20 m/s. Ndërkohë, në det parashikohet valëzim me forcë 3–4 ballë.

