Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

Dita e 26-të e protestës në Divjakë – Banorët kundër shkrirjes së bashkisë, thirrje deputetëve të mos e votojnë projektligjin (VIDEO)


Banorët e Divjakës kanë shënuar ditën e 26-të të qëndresës së tyre kundër reformës së re administrative-territoriale të propozuar nga Partia Socialiste, e cila parashikon shkrirjen e kësaj bashkie së bashku me 14 të tjera në shkallë vendi.

Banorët e Divjakës kanë shënuar ditën e 26-të të qëndresës së tyre kundër reformës së re administrative-territoriale të propozuar nga Partia Socialiste, e cila parashikon shkrirjen e kësaj bashkie së bashku me 14 të tjera në shkallë vendi. Gjatë fjalimeve të mbajtura në shesh, organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve për një pjesëmarrje akoma më të lartë, me qëllim që reagimi i komunitetit të jetë sa më i fuqishëm. Njëherësh, folësit i janë drejtuar me një apel të drejtpërdrejtë deputetëve që përfaqësojnë zonën në Kuvend, duke u kërkuar që të dalin në mbështetje të banorëve dhe të votojnë kundër këtij projekti që e kthen Divjakën dekada pas. Protestuesit u shprehën të vendosur për të mos hequr dorë nga qëndresa e tyre deri në ditën e fundit, me qëllim që projektligji që shkrin 15 bashki të mos kalojë për miratim në parlament. Ashtu si çdo natë, edhe mbrëmja e 26-të e qëndresës qytetare është mbyllur me një marshim në rrugët kryesore të qytetit të Divjakës, ku banorët kanë vijuar thirrjet e tyre kundër prishjes së autonomisë vendore të bashkisë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb