Lajme Zone
Dita e 21 e protestës së studentëve/ Pas refuzimeve të njëpasnjëshme, Rama përsërit sërish ftesën per dialog
PolitikëBalkanWeb

Dita e 21 e protestës së studentëve/ Pas refuzimeve të njëpasnjëshme, Rama përsërit sërish ftesën per dialog

Protesta e studentëve kundër qeverisë hyn sot në ditën e 21-të, ndërsa kryeministri Edi Rama ka përsëritur ftesën për dialog, duke vendosur sërish fletushka me mbishkrimin “Dialog” mbi tryezën e gurit të vendosur përpara Kryeministrisë.

Protesta e studentëve kundër qeverisë hyn sot në ditën e 21-të, ndërsa kryeministri Edi Rama ka përsëritur ftesën për dialog, duke vendosur sërish fletushka me mbishkrimin “Dialog” mbi tryezën e gurit të vendosur përpara Kryeministrisë. Studentët vijojnë të refuzojnë uljen në tryezën e bisedimeve me kryeministrin, duke këmbëngulur se nuk do të ketë dialog pa plotësimin e kërkesave të tyre politike, përfshirë largimin e Ramës dhe qeverisë. Edhe në ditët e mëparshme, kreu i qeverisë ka përdorur të njëjtën simbolikë për të kërkuar nisjen e bisedimeve me protestuesit. Fillimisht u vendosën karrige përpara Kryeministrisë, të cilat u refuzuan nga studentët dhe pedagogët, ndërsa më pas Rama kaloi te vendosja e gurëve dhe e tryezës së gurtë. Por as ndryshimi i simbolikës nuk ka sjellë deri tani një përgjigje pozitive nga studentët. Protestuesit kanë vijuar të përsërisin thirrjen “Dorëheqje!”, duke e bërë të qartë se nuk pranojnë dialogun dhe kërkojnë largimin e kryeministrit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb