Në ditën e 19-të të protestës kundër qeverisë, studentët janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit për protestën kombëtare, duke përsëritur kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Gjatë tubimit, të rinjtë kanë lëshuar thirrje të forta kundër qeverisë dhe klasës politike, ndërsa në bulevard kanë oshëtirë sloganet: “Ju erdhi fundi!” dhe “Dorëheqje!”. Me moton “Pa dorëheqje nuk ndalemi”, studentët vijojnë të këmbëngulin për largimin e Ramës dhe ndryshimin e klasës aktuale politike. Në protestën e sotme pritet të marrin pjesë edhe pedagogë, të cilët prej ditësh kanë bojkotuar procesin mësimor, si dhe përfaqësues të opozitës në mbështetje të të rinjve. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: protesta
