Lajme Zone
Dita e 16-të e protestës, studentët nisin grumbullimin para Ministrisë së Arsimit
PolitikëEuronews Albania

Dita e 16-të e protestës, studentët nisin grumbullimin para Ministrisë së Arsimit

Ka nisur grumbullimi i studentëve përpara Ministrisë së Arsimit edhe këtë të mërkurë, protestë e njoftuar një ditë më parë nga vetë të rinjtë, të cilët bënë me dije se tubimi do të nisë që në orët e para të mëngjesit.

Ka nisur grumbullimi i studentëve përpara Ministrisë së Arsimit edhe këtë të mërkurë, protestë e njoftuar një ditë më parë nga vetë të rinjtë, të cilët bënë me dije se tubimi do të nisë që në orët e para të mëngjesit. Sipas pamjeve, jashtë ambienteve të Ministrisë së Arsimit ka mbërritur një pjesë e studentëve, ndërsa pritet që t’u bashkohet edhe pjesa tjetër. Ndërkohë, në terren ndodhen edhe forcat e policisë, në gatishmëri për çdo përplasje apo tension të mundshëm. Protesta deri në këto momente mbetet e qetë, me thirrjen e panegociueshme të të rinjve: dorëheqjen e kryeministrit Rama. Ndërkohë, mëngjesin e sotëm, ashtu si ditët e tjera, kryeministri Rama ka vendosur sërish tavolinën prej guri dhe ftesat për dialog, të cilat janë refuzuar. Protesta studentore ditën e sotme futet në ditën e saj të 16-të, e cila është shoqëruar me tensione, përplasje, shoqërime dhe të lënduar. Ndërkohë, kujtomë se kësaj proteste i janë bashkuar edhe pedagogët, të cilët kanë njoftuar edhe bojkotin e mësimit.