Lajme Zone
Dita e 14-të e protestës, vetëm një grup protestuesish te kryeministria! U vënë zjarrin fotove të Ramës e Vuçiçit, asnjë përplasje me policinë
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Dita e 14-të e protestës, vetëm një grup protestuesish te kryeministria! U vënë zjarrin fotove të Ramës e Vuçiçit, asnjë përplasje me policinë

Me të rënë mbrëmja, protestuesit lanë Ministrinë e Arsimit ku nisën të grumbulloheshin prej orës 14:00 dhe marshuan te kryeministria. Në sofrën e dialogut vendosën disa foto të Edi Ramës e Aleksandër Vuçiçit, që më pas u vunë edhe flakën. LEXO edhe...Orest Shurdha: Një zanat i ri, protestues Njësoj si të tjerat, edhe dita e 14-të, pati ketë prani të protestuesve të maskuar. Prej tyre nuk pati ndon

Me të rënë mbrëmja, protestuesit lanë Ministrinë e Arsimit ku nisën të grumbulloheshin prej orës 14:00 dhe marshuan te kryeministria. Në sofrën e dialogut vendosën disa foto të Edi Ramës e Aleksandër Vuçiçit, që më pas u vunë edhe flakën. LEXO edhe...Orest Shurdha: Një zanat i ri, protestues Njësoj si të tjerat, edhe dita e 14-të, pati ketë prani të protestuesve të maskuar. Prej tyre nuk pati ndonjë incident apo përplasje me policinë. Megjithatë, nuk munguan as thirrjet kundrejt kryeministrit Edi Rama, të cilit i kërkuan sërish dorëheqjen. -Ramës i them të japë dorëheqjes sa më shpejt! Mos e shty deri në luftë civile! -Nuk do të dorëzohemi derisa të ikë Edi Rama! Lajm në përditësim... Ora 19:32 Me maska dhe simbole, protestuesit ‘rrethojnë’ gazetarin e Report Tv, thirrje dhune: Rama të japë dorëheqjen, mos ta shtyjë deri në luftë civile Ndërsa gazetari i Report Tv raportonte nga protesta para kryeministrisë, disa prej protestuesve, dy prej tyre me maskë, e rrethuan për të përçuar disa mesazhe.Njëri prej tyre, i maskuar, mbante një fashë të kuqe ku shkruhet ‘Albania.’ Një tjetër, pa maskë, bëri simbolin e shqiponjës me duar, ndërsa i treti bëri shenjën ‘ok.’Të pyetur nëse kishin ndonjë koment, nuk munguan as thirrjet për dhunë:-Ramës i them të japë dorëheqjes sa më shpejt! Mos e shty deri në luftë civile!-Nuk do të dorëzohemi derisa të ikë Edi Rama! Share Ora 17:38 Rama e Vuçiç ‘duke qarë’, protestuesit ironizojnë me foto të realizuara me IA! U vënë flakën para kryeministrisë (VIDEO) Protestuesit kanë lënë mbi sofrën e dialogut foto të kryeministrit Rama dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç, i cili humbi zgjedhjet të dielën. Më pas u vënë edhe flakën.Fotot janë të realizuara me Inteligjencë Artificiale ku të dy liderët shihen duke qarë para një kutie votimi. Vuçiç mban në dorë një letër ku lexon ‘zgjedhjet’ ndërsa pas tyre ndodhen protestuesit me pankartën ‘fitore.’ Në kutinë e votimit është shkruar ‘humbëm.’Para kryeministrisë, vihet re se ka edhe prani të protestuesve të maskuar. Share P.J/ReportTv.al protestat kunder qeverise Tirane Komento Komente Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 77.4% Jo 19.6% Nuk e di 3% Vota total: 1148 Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?