Lajme Zone
Dita e 14-të e protestës në Divjakë, qytetarët kundërshtojnë shkrirjen e bashkisë
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Dita e 14-të e protestës në Divjakë, qytetarët kundërshtojnë shkrirjen e bashkisë

Qytetarët e Divjakës kanë vijuar edhe mbrëmjen e sotme protestën e tyre kundër reformës administrative-territoriale, duke shënuar kështu ditën e 14-të të qëndresës popullore në rrugët e qytetit.

Qytetarët e Divjakës kanë vijuar edhe mbrëmjen e sotme protestën e tyre kundër reformës administrative-territoriale, duke shënuar kështu ditën e 14-të të qëndresës popullore në rrugët e qytetit. Me thirrjen e përsëritur “Divjakë bashki!”, protestuesit po kundërshtojnë me forcë përfshirjen e Bashkisë Divjakë nën administrimin e Bashkisë Lushnjë, sipas ndryshimeve të propozuara nga PS. Gjatë tubimit, qytetarët i kanë kërkuar publikisht dorëheqjen kryetarit të Bashkisë Divjakë, Josif Gorrea, duke nëvizuar se ky akt do të shërbente për të ruajtur dinjitetin e tij dhe të vetë qytetit. E njëjta kërkesë u është drejtuar edhe anëtarëve të Këshillit Bashkiak, të cilët pritet të mblidhen ditën e premte, në orën 10:00. Gjatë marshimit në rrugët kryesore të Divjakës, protestuesit u kanë bërë thirrje të gjithë banorëve të tjerë që t’i bashkohen kauzës për mbrojtjen e autonomisë vendore.

Qytetarët janë shprehur të prerë se do ta vijojnë rezistencën e tyre pa u ndalur, deri në plotësimin e kërkesës kryesore: ruajtjen e statusit të Bashkisë Divjakë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb