Protesta në Tiranë ka shënuar ditën e sotme ditën e saj të 135-të teksa qytetarët kanë marshuar drejt Kryeministrisë. Si çdo ditë protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin Skënderbej nga ku nisën marshimin drejt Bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ ku u stacionuan para Kryeministrisë.
Gjatë tubimit protestuesit kanë vijuar thirrjet për largimin e qeverisë dhe klasës politike, duke shprehur se populli e ka humbur besimin te ta.
Pas mbylljes së fjalimeve, protestuesit janë zhvendosur në hyrjen e pasme të Kryeministrisë duke bllokuar edhe qarkullimin e mjeteve në aks. Zhvendosja u bë pasi një prej aktivistëve lajmëroi se kryeministri Rama ndodhet brenda zyrës së tij në Kryeministri.
Policia ka ndërhyrë mndërhyrë menjëherë duke bllokuar rrugën për të mos i lejuar protestuesit t’i afrohen hyrjes së pasme. Top Channel

