Lajme Zone
Diskutimet për zgjedhjen e presidentit konsensual, Kurti takohet me Abdixhikun e LDK-së, e pranishme dhe ish-presidentja Osmani
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Diskutimet për zgjedhjen e presidentit konsensual, Kurti takohet me Abdixhikun e LDK-së, e pranishme dhe ish-presidentja Osmani

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka nisur takimin e radhës me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun pasditen e ditës së sotme.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka nisur takimin e radhës me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun pasditen e ditës së sotme. Kurti dhe Abdixhiku takohen në kuadër të negociatave për arritjen e një dakordimi për zgjedhjen e një presidenti konsensual, pas tërheqjes së LDK-së nga kërkesat për bashkëqeverisje me Vetëvendosjen.

Abdixhiku është i shoqëruar me ish-presidenten, Vjosa Osmanin dhe nënkryetarin e partisë së tij, Lutfi Haziri.

Para takimit Kurti tha takohen për të diskutuar për konstituimin e institucioneve.

“Do të takohem me udhëheqësin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun dhe do të shohim si mund të ecim përpara që t’i konstituojmë institucionet e legjislaturës së 11-të, natyrisht me mirëbesim dhe me atmosferë pozitive si gjithmonë”, u shpreh Kurti. Top Channel